KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE: Serbia me hapa të pamjaftueshëm ndaj përgjegjësve për sulmet në veri të Kosovës
Siguri

BE: Serbia me hapa të pamjaftueshëm ndaj përgjegjësve për sulmet në veri të Kosovës

Kosova News
Kosova News 14:23 -06/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian do të përsërisë thirrjen për Serbinë që “urgjentisht” të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për dhunën në veri të Kosovës gjatë vitit 2023 dhe të bashkëpunojë plotësisht rreth këtyre rasteve.

Kjo thirrje pritet të jetë pjesë e konkluzioneve për zgjerim, që flet për Serbinë, e që priten të miratohen më vonë gjatë këtij muaji në Këshillin e çështjeve të përgjithshme të BE-së.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draftin e këtyre konkluzioneve, në të cilat po ashtu i bëhet thirrje Serbisë që të përmbahet nga retorika nxitëse dhe hapat e njëanshëm dhe provokues.

“Këshilli përsërit dënimin e fuqishëm të akteve të dhunës nga protestuesit serbë të Kosovës ndaj qytetarëve, trupave të [misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë] KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave më 29 maj 2023 dhe sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në veri të Kosovës. Nuk ka arsyetim për dhunë”, thuhet në draftin e konkluzioneve që u është shpërndarë vendeve anëtare të BE-së.

“Këshilli përsërit thirrjet që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë hapat e domosdoshëm që të sillen urgjentisht para drejtësisë kryesit e sulmeve të vitit 2023. Këshilli nënvizon nevojën për llogaridhënie të plotë dhe shpreh keqardhje të thellë që Serbia ka ndërmarrë hapa të pamjaftueshëm në këtë drejtim”, thuhet në dokument.

Në maj të vitit 2023, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, serbët lokalë kundërshtuan nisjen e detyrës së kryetarëve të rinj shqiptarë, të cilët dolën nga zgjedhjet e prillit të po atij viti, që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Protestat kulmuan më 29 maj në Zveçan, kur protestuesit u përleshën me pjesëtarët e KFOR-it dhe si pasojë e përleshjeve mbetën të plagosur dhjetëra persona nga të dyja palët.

Ndërkaq, më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova fajëson për këtë sulm Serbinë, e cila mohon përfshirjen. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Kosova ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe dhjetëra personave të tjerë dhe kërkon që Serbia ta ekstradojë në Kosovë.

Në konkluzionet po ashtu përmendet edhe dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Aty përsëritet thirrja për Serbinë që të respektojë të gjitha obligimet e dialogut dhe që pa vonesa të angazhohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Kjo marrëveshje u arrit vitin e kaluar. Palët nuk e nënshkruan atë për shkak të kundërshtimit të Serbisë. Por, BE-ja thotë se pavarësisht se nuk është nënshkruar, marrëveshja është e obligueshme për palët dhe ka thënë se Kosova dhe Serbia ende s’kanë nisur zbatimin e saj.

Në konkluzione, BE-ja ia rikujton Serbisë se obligimet për zbatimin e kësaj marrëveshjeje me Kosovën janë bërë pjesë formale e procesit të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE.

Ndërkaq, Presidenca hungareze e BE-së dhe Komisioni Evropian janë duke vazhduar përpjekjet për të siguruar pajtimin e të gjitha vendeve anëtare që me Serbinë të hapet për negociata grup-kapitulli 3.

Nga dhjetori i vitit 2021. Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në procesin e anëtarësimit në bllokun evropian. Por, një numër i konsiderueshëm i shteteve anëtare as kësaj here nuk kanë dhënë pëlqim për hapjen e kapitujve me Serbinë. Si arsyetim për mosdhënien e pëlqimit për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë diplomatët evropianë kanë përmendur mungesën e përparimin në fushën e sundimit të ligjit, në normalizimin e raporteve me Kosovën dhe refuzimin e Beogradit që të mbështesë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 06/12/2024 06/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?