KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE: Nuk ka negocim, por vetëm pranim eventual të kërkesave
Politikë

BE: Nuk ka negocim, por vetëm pranim eventual të kërkesave

Kosova News
Kosova News 20:17 -23/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë u përmend, shkurtimisht, në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian të mbajtur në Luksemburg, sepse situata në Lindjen e mesme zuri vendin më të madh gjatë debatit të sotëm.

Me këtë rast, merret vesh se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka paralajmëruar se për Kosovën dhe Serbinë do të debatohet më shumë në takimet e ndryshme, gjatë kësaj jave.

Burimet nga ky takim kanë bërë të ditur se Borrell ka paralajmëruar para ministrave atë që e ka quajtur “zhvillime te reja në ditët në vijim”.

Këto zhvillime që i ka përmendur Borrell, kanë të bëjnë me mundësinë e mbajtjes së një takimi të liderëve të Kosovës dhe Serbisë gjatë kësaj jave, në Bruksel.

Në të vërtetë, duket se Kosova dhe Serbia kanë vetëm disa ditë për t’u deklaruar rreth pakos së kërkesave, të cilën, të shtunën që shkoi, e solli në Prishtinën dhe Beograd e ashtuquajtura “Pesëshja e madhe”.

Nuk janë të njohura detajet se çfarë përmban kjo pako, mirëpo ajo çfarë thuhet në qarqet e Bashkimit Evropian është se nuk ka vend për negocim, por vetëm për pranim eventual të kërkesave.

Nëse palët tregojnë gatishmëri që të ecin përpara dhe pranojnë kërkesat e delegacionit euro-amerikan, atëherë, më së voni të enjten, do të duhej të mbahet një takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Afati i caktuar deri të enjën është i lidhur me mbajtjen e samitit të Bashkimit Evropian, sepse shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së do t’i kushtojnë hapësirë edhe procesin të normalizimit, si dhe situatës së sigurisë në Kosovë, në dritë të sulmit të Banjskës./rtk

Gjithashtu lexoni:

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Nafta shtrenjtohet sërish në Kosovë – këto janë çmimet e derivateve

Vikendi me mot kryesisht të kthjellët, temperaturat deri në 33°C

Mbi 181 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve, afati përfundon sonte

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?