KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE konfirmon se kanë marrë qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë rreth propozimit franko-gjerman
Politikë

BE konfirmon se kanë marrë qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë rreth propozimit franko-gjerman

Kosova News
Kosova News 15:09 -09/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka pranuar përgjigjet e Kosovës dhe Serbisë rreth propozimit franko-gjerman, për marrëveshje mes të dyja paleve, drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Ai ka thënë se BE tashmë është duke i shqyrtuar qëndrimet e të dyja palëve lidhur me këtë propozim.

“BE-ja, e mbështetur nga Franca dhe Gjermania, u ka paraqitur një propozim palëve për të bërë përparim konkret dhe të pakthyeshëm në rrugën drejt normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve të tyre. Tashmë kemi marrë përgjigjet nga të dyja palët dhe jemi duke i shqyrtuar”- ka thënë Stano.

- Reklamë -

Ai tutje ka shtuar se duhet të tejkalohet gjendja e përhershme të krizës dhe të ulin tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se BE është mirënjohëse për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëjnë një hap historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është thelbësore për ta për të avancuar në rrugën e tyre evropiane”-thuhet tutje në përgjigjen e zyrtarit të BE-së.

Publikohen nëntë pikat e planit franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën në një konferencë për media ka thënë se ai nuk e ka refuzuar planin franko-gjerman por ka dhënë vërejtjet e tij.

Kurti ka shtuar se në Beogradi i ka thënë “jo”, këtij propozimi.

“Pra ata kanë sjellë përmbledhje të ideve, të modeleve të cilat unë nuk i kam refuzuar, por janë bazë e mirë. Unë i kam vërejtët e mia por unë nuk e kam kundërshtuar atë propozimin. Por në Beograd i thanë jo, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së tyre”- theksoi Kurti.

KALLXO.com ka kërkuar nga ana e BE-së detaje lidhur me qëndrimin e Serbisë për propozimin franko-gjerman, por sipas BE-së kjo përgjigje u takon autoriteteve në Serbi.

Lidhur me qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë për planin franko-gjerman, janë kërkuar detaje edhe nga Presidenca franceze dhe Kancelaria gjermane, por deri në publikim e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Propozimi franko – gjerman është përmendur më 8 tetor, nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se ky propozim është i papranueshëm për palën serbe.

“Kërkohet që Serbia të lejojë Kosovën që të bashkohet në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Për këtë gjë, Serbisë do t’i garantohej anëtarësim i shpejtë në BE, dhe ndoshta edhe përfitime tjera të mëdha ekonomike”- ka thënë Vuçiq.

Ndërkohë, i dërguari i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili qëndroi në Kosovë më 19 tetor 2022, javën e kaluar, tha se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se bëhet fjalë për  “çështje javësh dhe jo vitesh”.

Escobar i ka dhënë mbështetje propozimit franko-gjerman të marrëveshjes duke theksuar se ky propozim duhet të merret seriozisht.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 09/11/2022 09/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?