KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE kërkon që Shqipëria të rritë investimet në kërkim dhe shkencë
Rajon

BE kërkon që Shqipëria të rritë investimet në kërkim dhe shkencë

Kosova News
Kosova News 18:08 -21/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në qëndrimin zyrtar për efekt të hapave që duhet të ndërmarrë Shqipëria në plotësimin e standardeve dhe kritereve për anëtarësim, BE kërkon përafrim të legjislacionit.

Lidhur me hapjen e grupkapitullit të 3-të, Prof. Dr. Migena Leskoviku, Përgjegjëse e Departamentit “Legjislacioni dhe Politikat e BE”, ISE-UT, ndalet te dy nga tetë kapitujt, ai që lidhet me Arsimin dhe Kërkimin Shkencor.

“Kjo do të kuptojë jo vetëm ndryshime të ligjeve aktuale apo amendime dhe adoptime të ligjeve të reja, por në të njëjtën kohë ngritjen e kapaciteteve institucionale, aftësi monitoruese, mbikëqyrëse dhe burime të nevojshme në dispozicion, në mënyrë që këto kritere dhe standarde të realizohen me kohë. Politika arsimore, legjislacioni dhe gjithë struktura institucionale në fushën e arsimit në Shqipëri duhet të synojnë një arsim gjithëpërfshirës. Një arsim që duhet të përfshijë në vetvete edhe grupet vulnerabël apo të margjinalizuara. Në të njëjtën kohë, një politikë arsimore e cila të kufizojë hendekun që lidhet me objektivat e zonës europiane të arsimit. 

BE, si pjesë e këtij kapitulli, në agjendën e tij i ka vendosur Shqipërisë detyrimin për të përmirësuar, në kuadrin e saj institucional dhe politikbërës, arsimin profesional dhe trajnimin e vazhdueshëm, duke e konsideruar atë si pikë të rëndësishme në përmbushjen e detyrimeve për këtë kapitull. Përafrim më i madh me legjislacionin e BE-së në fushën e inovacionit, digjitalizimit, kërkimit shkencor, i cili duhet të mbështesë të gjithë zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit. 

Në të njëjtën kohë, Shqipërisë i kërkohet nga kjo pikëpamje një investim më i madh në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit, mbështetje më e madhe për sektorin publik si dhe një bashkëpunim më i mirë i sektorit publik dhe privat, pikërisht për të inkurajuar kërkimin dhe inovacionin në Shqipëri.

Dhe së fundmi, BE kërkon që ligji për shkencën dhe kërkimin shkencor, që është miratuar së fundmi nga Parlamenti i Shqipërisë, të fillojë të ketë një zbatim më të mirë, po ashtu edhe strategjia kombëtare për kërkimin shkencor janë piketa kryesore që janë vendosur në këtë kapitull”, tha Prof. Dr. Migena Leskoviku, Përgjegjëse e Departamentit “Legjislacioni dhe Politikat e BE”, ISE-UT.

Leskoviku flet edhe për grupkapitullin më sfidues për Shqipërinë.

“Të katër grupkapitujt e hapur deri më tani kanë specifika të ndryshme dhe sigurisht kanë edhe sfidat e tyre, ashtu sikurse dy grupkapitujt e tjerë që presim të hapen në fund të këtij viti, siç është edhe parashikimi i bërë. Secili prej tyre ka sfidat e veta për Shqipërinë, por do të thoja që kapitulli më sfidues është 1, Grupkapitulli i Parë (Themelorët). Edhe pse hapet i pari, ai mbyllet i fundit, çka do të thotë që ecuria në këtë grupkapitull përvijon pak a shumë të gjithë ecurinë e negociatave për efektet e anëtarësimit”, theksoi ajo.

BE fton Shqipërinë të ofrojë rregullisht informacion të detajuar me shkrim mbi progresin, ndërsa monitorimi i tij do të vazhdojë gjatë gjithë negociatave. Taksimi, Politika Ekonomike dhe Monetare, ajo Sociale dhe Punësimi, Politika Industriale dhe Sipërmarrja, Bashkimi Doganor janë gjithashtu fusha në përmbushje të standardeve për përmbylljen me sukses të këtij grupkapitulli/ rtsh

Gjithashtu lexoni:

DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Lefkov: Do të financohet memorial për viktimat nga zjarri në Koçan

Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

Kosova News 21/06/2025 21/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
22:25 -21/06/2025
Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë t’i ndajnë 0.25% të GDP-së për ta shtuar prodhimin e armëve
22:07 -21/06/2025
Rizvanolli: `Importi i energjisë nga Serbia` është dezinformatë
21:48 -21/06/2025
Arrestohen dy zyrtarë policorë, dyshohet se ndihmuan në një rast biznesmenin e arrestuar
21:38 -21/06/2025
Koha për zgjim ekonomik, Kosova ka nevojë për prioritete që sjellin rezultate
21:11 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?