KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja zhbllokon 5.5 miliardë dollarë ndihmë për qeverinë e re të Polonisë
Botë

BE-ja zhbllokon 5.5 miliardë dollarë ndihmë për qeverinë e re të Polonisë

Kosova News
Kosova News 10:12 -16/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Bashkimi Evropian njoftoi të premten zhbllokimin e rreth 5.5 miliardë dollarëve ndihmë për Poloninë, pjesë e një totali prej rreth 65 miliardë. Blloku evropian e bllokoi këtë ndihmë gjatë qeverisjes së mëparshme polake, mes shqetësimeve për respektimin e sundimit të ligjit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi zhbllokimin e fondeve të premten në një konferencë shtypi në Bruksel së bashku me kryeministrin polak Donald Tusk ndërsa merrnin pjesë në takimin e nivelit të lartë të Këshillit Evropian.

Kryeministri Tusk i quajti fondet “një dhuratë për Krishtlindje”.

“Nuk është një dhuratë e vogël … këto janë fonde shumë të rëndësishme që do të përdoren për të forcuar pavarësinë tonë të energjisë”, tha ai, duke iu referuar nevojës së Polonisë për t’u larguar nga varësia nga karburanti që e marrin nga Rusia.

Paratë u zhbllokuan si pjesë e programit të BE-së për të eliminuar varësinë nga karburantet ruse dhe lëndët djegëse fosile në përgjithësi, si pjesë e tranzicionit të gjelbër të BE-së.

Por zhbllokimi i ndihmës që është pjesë e programit të BE-së për rikuperimin nga pandemia e COVID-19 varet nga heqja dorë nga reforma gjyqësore që Polonia e bëri nën udhëheqjen e Partisë Ligj dhe Drejtësi të krahut të djathtë, e cila mori pushtetin më 2015. Zyrtarët e BE-së thanë se ato reforma dobësuan gjyqësorin e vendit dhe nuk arriti të përmbushë standardet demokratike të bllokut.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve ‘Reuters’, zoti Tusk, qeveria e të cilit u betua të mërkurën, tha se legjislacioni për të ndryshuar reformat e mëparshme është në fuqi dhe ai ishte i bindur se mund ta përshpejtonte procesin.

Zonja Von der Leyen të premten përgëzoi veprimet që Kryeministri Tusk dhe qeveria e tij kishin ndërmarrë deri më tani, duke thënë se ajo shpresonte që çështjet të zgjidheshin shpejt.

“Për një kohë shumë të gjatë, shqetësimet rreth sundimit të ligjit na kanë penguar për të ndihmuar Poloninë të modernizojë ekonominë e saj dhe ta kthejë atë në një ekonomi të gjelber dhe dixhitale”, tha zonja von der Leyen.

Zoti Donald Tusk u zgjodh për herë të parë kryeministër në vitin 2007 dhe u largua nga Polonia për t’u bërë president i Këshillit Evropian nga viti 2014 deri më 2019. Më pas u kthye në Varshavë për të udhëhequr sërish partinë e tij Platforma Qytetare dhe për të sfiduar me sukses partinë e krahut të djathtë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi në zgjedhjet e tetorit.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 16/12/2023 16/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?