KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja propozon rregulla më të ashpra kundër abuzimit të fëmijëve dhe pornografisë
Botë

BE-ja propozon rregulla më të ashpra kundër abuzimit të fëmijëve dhe pornografisë

Kosova News
Kosova News 17:56 -06/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Evropian ka propozuar rregulla më strikte penale për të luftuar abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve, përfshirë edhe ndalimin e transmetimit të pornografisë dhe përfshirjen e materialeve të abuzimeve në lajme të rreme apo materiale të tjera të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

“Abuzimi seksual i fëmijëve është një krim i tmerrshëm që është rritur ndjeshëm në vitet e fundit”, tha Komisioni më 6 shkurt.

Si rritja e pranisë online të fëmijëve, por edhe zhvillimet e shpejta teknologjike, kanë krijuar mundësi të reja për abuzim, duke kulmuar me 1.5 milion raportime të abuzimit seksual të fëmijëve në Bashkimin Evropian më 2022.

“Kërcënimi nga abuzimi është real dhe është rritur në mbarë BE-në”, tha KE-ja.

Rregullat e reja të propozuara do të përshtatnin ato të miratuara më 2011 dhe do të zgjeronin përkufizimin e veprave penale të lidhura me abuzimin e fëmijëve, përfshirë transmetimet në internet dhe përmbajtjen e gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

KE-ja ka propozuar po ashtu që zgjatet periudha kohore për viktimat që të raportojnë abuzimin dhe t’iu jepet e drejta që të kompensohen financiarisht.

Shteteve anëtare të BE-së do t’iu kërkohet që të ashpërsojnë masat për të parandaluar abuzimet, si për shembull, duke i vetëdijesuar fëmijët për rreziqet online.

Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare duhet të pajtohen për këto propozime, në mënyrë që ato të mund të hyjnë në fuqi.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 06/02/2024 06/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?