Një zyrtar i Bashkimit Evropian (BE) ka bërë të ditur se liderët e bllokut evropian pritet të miratojnë statusin e kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë gjatë samitit të tyre të ardhshëm dyditor.
“Presim që liderët evropian t’i japin statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë”, u tha gazetarëve zyrtari i BE-së, i cili foli në kushte anonimiteti.
Në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të nisë marrin pjesë krerët e vendeve dhe qeverive të BE-së, së bashku me liderët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.
Gjithashtu, zyrtari i BE-së tha se bisedimet do të fokusohen në reformat e mundshme në procesin e zgjerimit të BE-së për të lehtësuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Liderët e BE-së gjithashtu do të diskutojnë mundësitë për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën, si dhe zgjidhjen për mungesën globale të ushqimit.
Të premten samiti do të vazhdojë me diskutimet mbi rezultatet e Konferencës për Evropën dhe për Ekonominë, përfshirë inflacionin dhe rritjen e çmimeve të energjisë./ATSH/