KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja pranon se ka vonesa në zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Tjera

BE-ja pranon se ka vonesa në zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kosova News
Kosova News 19:35 -09/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian pranon se ka vonesa në zbatimin e udhërrëfyesit për Marrëveshjen e Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë, dhe fajin për këtë ua lë “teknikaliteteve”.

“Përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Energjisë dhe udhërrëfyesit mbetet në duart e palëve”, tha për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i BE-së.

Kosova dhe Serbia më 21 qershor kanë nënshkruar udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Me këtë marrëveshje synohet të rregullohet çështja e furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Qytetarët e këtyre komunave që nga viti 1999 nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Përgjatë viteve, borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.

Zyrtarët e institucioneve të sektorit të energjisë në Kosovë, thanë se kanë përmbushur pjesën e tyre të dalë nga udhërrëfyesi, që ka të bëjë me licencimin e një kompanie serbe – në këtë rast kompaninë Elektrosever – që do të furnizojë dhe faturojë energjinë në veri.

Ndryshe, Elektrosever është pronë e kompanisë energjetike të Serbisë EPS (Elektroprivreda Srbije). Kjo kompani mori licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor.

Zyrtarët e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) i thanë Radios Evropa e Lirë se Elektrosever nuk ka dërguar të dhënat për konsumatorët në veri te ta.

Sipas udhërrëfyesit, dërgimin e të dhënave për konsumatorët, kjo kompani serbe është dashur ta përfundojë shtatë ditë pas marrjes se licencës. Ndërkaq, dhjetë ditë pas marrjes së licencës për furnizim, Elektroseveri është dashur të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe Kompaninë kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), në mënyrë që të operojë në tregun e Kosovës.

“Por, marrëveshjet e nënshkruara nga ana e KOSTT-it në përputhje me format standarde të aprovuara nga ZRRE-ja, ende nuk i kemi pranuar të nënshkruara nga ana e Elektrosever”, thuhet në përgjigje të KOSTT-it.

Nga BE-ja thanë se KOSTT-i, KEDS-i dhe Elektroseveri janë në komunikim të rregullt.

“Ata po ashtu i raportojnë rregullisht Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”.

Blloku evropian tha se do të ndihmojë palët për pyetjet e hapura që mund të kenë për udhërrëfyesin.

“BE-ja ndërmjetëson dialogun mes palëve, ne nuk jemi arbitrar”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Megjithatë, pala kosovare ankohet se Elektrosever ende nuk ka dërguar as plan të investimit, apo analiza të bëra për koston e mirëmbajtjes dhe humbjeve në rrjet.

Këto përmenden në pikën e gjashtë të udhërrëfyesit ku thuhet se brenda 45 ditëve nga sigurimi i licencës KOSTT dhe KEDS, në konsultim me Elektroseverin do t’ia dorëzojnë ZRRE-së këtë dokument.

Kompania Elektrosever nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me vonesat e zbatimit të udhërrëfyesit, por pronari i kësaj kompanie, EPS nga Serbi, në fillim të korrikut i tha Radios Evropa e Lirë se licenca për kompaninë që kanë marrë nga ZRRE-ja “ende nuk është funksionale” dhe se “kompania aktualisht nuk ka klientë”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 8 gusht kërkoi që “faktorët ndërkombëtarë, e në veçanti Brukseli, do të duhej ta regjistronte, qortonte dhe ndëshkonte Beogradin” për moszbatimin e afateve kohore të parapara në udhërrëfyes.

“Nuk kam kurrfarë mundësie në dimrin që vjen, të paguaj për veriun e Kosovës”, tha ai.

Llogaritet se fatura e përgjithshme e konsumatorëve për energji në veri shkon deri në 12 milionë euro në vit. /rel/

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate

Limoni, deodoranti më i thjeshtë dhe natyral – ja si mund ta aplikoni

Vetëm një temperaturë është e përshtatshme për larjen e rrobave me ngjyra – shmangni këtë gabim të zakonshëm

​Arrestohen katër persona pak para se të shkonte Kurti në veri, u munduan ta pengojne eskorten e kryeministrit Kurti

TAGGED: BE, Serbia
Kosova News 09/08/2022 09/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?