KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja përsëri bën thirrje për heqjen e barrikadave
Siguri

BE-ja përsëri bën thirrje për heqjen e barrikadave

Kosova News
Kosova News 19:21 -22/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian bëri thirrje për heqjen e barrikadave nga pjesa veriore e Kosovës dhe tha se është i angazhuar në lehtësimin e shtendosjes së situatës në këtë pjesë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm Miroslav Lajçak janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë aktorët për të shtendosur situatën në pjesën veriore me qëllim të sigurimit të një mjedisi të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Thirrjet e BE-së u bënë në ditën kur serbët lokalë organizuan një protestë në Rudar, në pjesën veriore të Kosovës, në kundërshtim të, siç thanë, politikave të Qeverisë së Kosovës. Prej afro dy javësh, së paku nëntë barrikada u ngritën në veriun e vendit.

“Bashkimi Evropian, së bashku me partnerët e tij, vazhdon të jetë plotësisht i angazhuar në lehtësimin e shtendosjes së situatës në pjesën veriore të Kosovës me qëllim që të sigurohet një mjedis i qetë dhe i sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ishte i qartë, javën e kaluar, se barrikadat duhet të hiqen. Përfaqësuesi i Lartë dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së, Lajçak, janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë aktorët dhe do të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, ashtu siç ka thënë edhe Përfaqësuesi i Lartë”, tha Stano për RTV21.

Një javë më parë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së se është e papranueshme bllokada e rrugëve dhe personat e armatosur që shëtisin rrugëve dhe këtë nuk do ta pranojnë nga partnerët që aspirojnë të ardhmen evropiane, Borrell deklaroi se Këshilli Evropian u ka bërë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga dhuna dhe nga veprimet provokative. Borrell gjithashtu ju bëri thirrje të dyja palëve që të kthehen në tryezën e bisedimeve duke e cilësuar këtë si thelbësore për të ardhmen e tyre evropiane.

Stano tha se takimet e radhës në kuadër të dialogut do të bëhen publike në një kohë të përshtatshme.

“Kur bëhet fjalë për takimet e radhës në kuadër të dialogut, si gjithnjë, ne do ta bëjmë publike nëse dhe kur të jetë e përshtatshme”, tha Stano.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kosova News 22/12/2022 22/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?