KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja miraton ndihmë prej 118 milionë eurosh për Autoritetin Palestinez
Botë

BE-ja miraton ndihmë prej 118 milionë eurosh për Autoritetin Palestinez

Kosova News
Kosova News 16:14 -22/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Evropian të premten ka njoftuar se ka miratuar një pako ndihmash prej 118 milionë eurosh për të mbështetur Autoritetin Palestinez.

KE-ja ka thënë se ndihma do të ndihmojë për të paguar pagat dhe pensionet e shërbyesve civilë në Bregun Perëndimor, ndihmat sociale për familjet në nevojë dhe mjekimin e pacientëve të dërguar në spitalet e Jerusalemit Lindor, raporton Reuters.

Bashkimi Evropian është, po ashtu, i gatshëm të vazhdojë ta ndihmojë Autoritetin Palestinez në planin afatgjatë, ka thënë kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen.

“Ne po shqyrtojmë një pako më të gjerë afatmesme për vitin e ardhshëm, për të kontribuar për stabilitetin ekonomik dhe politik të Gazës dhe të Bregut Perëndimor, sapo kushtet në terren të lejojnë këtë, si pjesë e përpjekjeve më të mëdha ndërkombëtare për një zgjidhje me dy shtete”, ka deklaruar von der Leyen, nëpërmjet një komunikate.

Për vitin 2024, BE-ja, po ashtu, ka ndarë 125 milionë euro si ndihmë humanitare për njerëzit në Rripin e rrethuar të Gazës, ku kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se mungesa e ushqimit ka arritur në nivele të paprecedente.

“Ky është një zhvillim serioz dhe duhet të jetë alarm për mbarë botën, që të veprojë tani, për të parandaluar një katastrofë vdekjeprurëse njerëzore”, është shprehur Borrell, shkruan REL.

“Ndihmat duhet të mbërrijnë te ata që kanë nevojë, sido që të jetë e mundur, përfshirë përmes korridoreve humanitarë dhe pauzave për nevoja humanitare”, ka deklaruar ai.

Në Gazë, lufta më e përgjakshme nisi kur grupi radikal palestinez, Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja – e sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer rreth 250 të tjerë.

Si përgjigje, Izraeli i nisi menjëherë bombardimet e pareshtura dhe pastaj pushtimin tokësor të enklavës palestineze, duke e rrënuar shumicën e veriut të Gazës, si duke i vrarë gati 20.000 palestinezë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 22/12/2023 22/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës
11:03 -17/07/2026
Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?