KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja kërkon zbatim urgjent të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit
Politikë

BE-ja kërkon zbatim urgjent të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Kosova News
Kosova News 20:22 -25/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se kërkon nga Kosova dhe Serbia që urgjentisht të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Liderët e shtetit të Kosovës para pak ditësh thanë që Serbia është ajo që ka hequr dorë nga kjo marrëveshje, ndërkaq njohësit e zhvillimeve politike në vend thotë se mos respektimi i kësaj marrëveshjeje bllokon rrugën integruese të Kosovës.“Serbia duhet të kthehet te marrëveshja, ta respektoj atë në mënyrë që ta zbatojmë,” tha kryeministri Albin Kurti për Zërin e Amerikës.

Thuajse njëjtë sikur kjo kërkesë e kryeministrit kosovar, Albin Kurti por edhe atë të ditëve më parë të presidents Vjosa Osmani, edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar zbatim të marrëveshjeve të arritura si në Bruksel ashtu edhe atë në Ohër.Veçse BE-ja nuk përjashton asnjërën palë.

Sipas Brukselit zyrtar si Kosova edhe Serbia duhet urgjentisht të nisin zbatimin e aneksit të arritur në Ohër të Maqedonisë dhe ato të arritura në Bruksel.

“Qëndrimi i BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është shumë i qartë, i është komunikuar të gjithë të përfshirëve në disa raste dhe nuk ka ndryshuar: duhet urgjentisht të fillohet me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje dhe aneksit të saj. Progresi në këtë drejtim është i lidhur ngushtë me progresin në rrugën e anëtarësimit në BE të Kosovës dhe Serbisë,” deklaroi për RTV Dukagjinin, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ndërkaq, analisti politik Afrim Kasolli thotë mos zbatimi i kësaj marrëveshje, mbanë peng Kosovën.“Që nga dështimi për të u anëtarësuar në Këshillin e Europës, është e qartë se Kosova mbetet peng i agjendës euro integruese, pa zbatuar detyrimet dhe obligimet që dalin nga marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i zbatimit në Ohër,” tha Kasolli.

Ndërkaq, sipas ish-diplomati Blerim Canaj presioni për implementimin e kësaj marrëveshje do të rritet, për të dyja vendet.“

Normalisht, presion do të ketë sepse tek e fundit marrëveshja është më shume me BE-në sesa ne me Serbinë, sepse në marrëveshjen e bëmë dhe implemetimi bëhet duhet nga ta,” tha Canaj.

Dokumenti i njohur si Marrëveshja Bazë, u kërkon palëve të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mire, dy palëve u kërkohet ta respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës, palëve u kërkohet që t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore që për autoritetet në Kosovë, kjo pikë nënkupton që Serbia e njeh de facto shtetësinë e Kosovës./Tv Dukagjini

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Krasniqi nga NISMA: Zgjidhja për konstituimin e Kuvendit është vetëm në tryezë të përbashkët

Kosova News 25/08/2024 25/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det
15:16 -29/06/2025
Llapi ndanë rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë
15:11 -29/06/2025
Imazhet më të fundit nga Lindja e Mesme, palestinezët qajnë për të dashurit e tyre të vrarë në luftë
15:08 -29/06/2025
Po shkëlqen në Botërorin e Klubeve, katër klube i bëjnë oferta Realit për Gonzalo Garcian
15:05 -29/06/2025
‘Dridhet Beogradi’, dhjetëra mijëra demonstrues kërkojnë rrëzimin e Vuçiqit
15:02 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?