KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja kërkon me urgjencë formimin të qeverisë, ambasadorët kritikojnë bllokadën
Politikë

BE-ja kërkon me urgjencë formimin të qeverisë, ambasadorët kritikojnë bllokadën

Kosova News
Kosova News 20:49 -28/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas ngërçit politik në të cilin gjendet Kosova dhe dështimit të njëpasnjëshëm të seancave për konstituimin e institucioneve të reja, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për formimin e qeverisë sa më shpejt që është e mundur.

Kështu ka thënë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, gjatë konferencës “Kosova drejt Bashkimit Evropian: Rruga drejt një zgjidhjeje” të organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

Orav ka theksuar se Kosova ka mundësi reale për t’u afruar me BE-në, por që, sipas tij, krahasimet me vendet fqinje nuk e ndihmojnë në këtë drejtim.

Bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë kanë kërkuar ambasadorët e QUINT-it në Kosovë, të cilët ishin kritikë ndaj politikanëve të vendit.

“Kosova nuk është një ishull në mes të rajonit, por pjesë e një kontinenti. Ju nuk jeni të izoluar, por nëse e izoloni vetveten, e tash si e izolon njeriu veten, thjesht duke mos i dëgjuar miqtë, duke kultivuar vetëdrejtësi e duke bërë moral. E izolon duke gjetur arsye dhe shkas për të mos respektuar obligimet tuaja”, ka thënë ai.

“Nesër kemi seancën e 23-të ku do të tentohet zgjedhja e kryeparlamentarit. Çfarë imazhi na jep kjo neve? Nuk dua të hyj në këtë më. Apeli im është: bëni detyrat e shtëpisë dhe shfrytëzoni këtë dritare dhe personat që kanë dërguar mesazh për të vepruar, sepse vetëm kështu mund të ecim përpara dhe të fillojmë me institucione që veprojnë”, ka thënë Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë.

“Që nga 2013-ta, 12 vjet më vonë, 5 qeveri kanë kaluar që atëherë dhe unë personalisht e ndjej frikën që Asociacioni mund të shndërrohet në një Republika Serbe. Keni pasur kohë të bëni një draft-statut vetë ju. Varet nga ju a keni kohë të dilni në fund dhe të prezantoni iniciativa të reja, por fillimisht duhet të flisni mes vete”, tha, në anën tjetër, Daniela Barishiq, ambasadore e Kroacisë.

Ndërkohë, përfaqësues të partive politike folën për ngërçin, asociacionin dhe dialogun me Serbinë.

“Ishte pikërisht misioni i BE-së për zgjedhjet që e konkludoi vetë që Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet tona, kjo është arsyeja pse merremi me Serbinë”, ka thënë Armend Muja nga VV.

“Një qeveri e ardhshme do të duhej të kishte prioritet mbi prioritetet vetëm trajtimin e aplikimit tonë për me marrë statusin e vendit kandidat, pse nuk trajtohet një kërkesë e tillë?”, ka thënë Enver Hoxhaj nga PDK.

“Ne si parti kemi bërë propozim, nuk kemi qenë dakord me marrëveshjen e arritur, kemi menduar që ka pasur mundësi që brenda marrëveshjes së Ohrit të ketë shumë më shumë pika prosperuese dhe jo pika që e cënojnë funksionalitetin e brendshëm shtetëror”, ka thënë Jehona Lushaku nga LDK.

Ndërkaq, Besnik Tahiri nga AAK ka theksuar se e vetmja mënyrë është dakordimi i opozitës për krijimin e qeverisë.

Demush Shasha nga PIPS tha se me këtë ritëm të punës, Kosova mund të hyjë në Bashkimin Evropian pas 40 vitesh.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar

Ambasadori Hargreaves: Është e papranueshme gjuha e urrejtjes ndaj presidentes Osmani

Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së

Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO

Kosova News 28/05/2025 28/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
80%
2 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar
23:08 -29/05/2025
Ambasadori Hargreaves: Është e papranueshme gjuha e urrejtjes ndaj presidentes Osmani
22:47 -29/05/2025
Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së
22:43 -29/05/2025
Kurti viziton çerdhen publike “Filizat” në Kamenicë
22:22 -29/05/2025
Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë
22:09 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?