KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja kërkon konsensus politik në Kuvend: Ndërpriteni bojkotin
Politikë

BE-ja kërkon konsensus politik në Kuvend: Ndërpriteni bojkotin

Kosova News
Kosova News 15:48 -23/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim me mungesën e përpjekjeve për ndërtimin e konsensusit ndërpartiak mes grupeve parlamentare për çështje të ndryshe në Kuvendin e Kosovës.

BE-ja i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ndërpresë ciklin e bojkotit dhe mospjesëmarrjen në votim.

“Kjo pengon dhe shtyn një numër reformash që direkt ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, zhvillimin socio-ekonomik, dhe fuqizimin e institucioneve të Kosovës dhe demokracinë. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha grupeve parlamentare të gjejnë gjuhë të përbashkët për të ardhmen e Kosovës dhe që të përfitojnë qytetarët e saj”, ka thënë BE-ja për KOHËN.

PDK, LDK dhe AAK kanë bojkotuar votimet në Kuvend për një kohë. Deputetët e këtyre partive nuk kanë marrë pjesë në votime, përveç ku është hedhur një propozim nga ta. Të enjten është arritur konsensus për votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

E, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend është lajm i mirë për Kosovën.

“Më në fund dritë e gjelbër për marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare që arritën të votohen nga konsensusi politik në Parlament. Përfitimet e këtyre marrëveshjeve do të jenë për gjithë popullin”, ka thënë ai.

Votohen marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, kundër vetëm PDK-ja

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?