KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja ende pa datë për takimin e kryenegociatorëve në Bruksel, skepticizëm për progresin në dialog
Politikë

BE-ja ende pa datë për takimin e kryenegociatorëve në Bruksel, skepticizëm për progresin në dialog

Kosova News
Kosova News 12:47 -13/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën e takimit të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përkundër paralajmërimit të përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak se i njëjti do të ndodhë gjatë muajit tetor.

Në BE thonë se për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve do të njoftojnë me kohë. Në anën tjetër, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje thonë se progresi në dialog mund të bëhet vetëm kur të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Progres në dialog nuk sheh edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, thotë se BE-ja duhet të jetë më e drejtpërdrejtë dhe t’i kërkojë Serbisë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

“Sa i përket dialogut, ne insistojmë që marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit të nënshkruhen, të implementohen prej dy palëve. Ne presim që BE-ja, tash institucionet e reja dhe kushdo që zëvendëson Lajçakun në të ardhmen, të jenë më të drejtpërdrejtë dhe të kërkojnë nga Serbia zbatimin e marrëveshjes”, thotë ajo.

Deputetja e mazhorancës shton se zhbllokimi i vendimmarrjes në CEFTA dhe avancimi i statusit të përfaqësimit të Kosovës në këtë mekanizëm, nën kryesimin e Serbisë, nuk mund të sjellë domosdoshmërish sukses në dialog.

“Marrëveshja e CEFTA-s nuk lidhet me dialogun. Ajo çka ka ndodhur është se nën udhëheqjen e Serbisë në CEFTA, është pranuar që të largohet UNMIKU nga përfaqësimi i Kosovës. Këtu në CEFTA, ne kemi synuar dhe punuar jashtëzakonisht shumë gabimet e së kaluarës, pasi s’është dashur të jemi në UNMIK deri më sot”, thekson ajo.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deklaron se pavarësisht se është krijuar një frymë konstruktive në CEFTA, nuk pret zhvillime pozitive në dialog.

“Vendimi që është marrë për moslejimin e hyrjes së mallrave nga Serbia ka qenë vendim i ngutshëm nga Qeveria e Kosovës, pasi s’është koordinuar me aleatët ndërkombëtarë. Ajo çka është kryesorja është se ne kemi ende masa, mirë që është hequr ai vendim por qeveria duhet të punojë në heqjen e masave… Kisha dashur me besuar se ka një momentum të ri në dialog, por me këtë qeveri nuk besoj se do të ndodhë diçka. Ka pas regres në të gjitha fushat, dialog dhe politikë të jashtme”, thotë ajo.
Gjatë kësaj jave, ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak është takuar me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi, ku tha se kanë diskutuar për përgatitjen e takimit të radhës.

Krahas kësaj, në Kosovë qëndroi edhe emisari amerikan, Alexander Kasanof, ku nënvizoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 13/10/2024 13/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?