KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​BE-ja dhe Zelanda e Re arrijnë marrëveshjen e tregtisë së lirë
Botë

​BE-ja dhe Zelanda e Re arrijnë marrëveshjen e tregtisë së lirë

Kosova News
Kosova News 19:45 -30/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian dhe Zelanda e Re kanë përfunduar negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë që mund të rrisë biznesin e dy partnerëve në fushën e mallrave dhe shërbimeve me 30 për qind.

Këtë e bëri të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, pas një takimi në Bruksel me kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern, e cila tha se kanë kaluar 14 vjet që kur u prezantua për herë të parë ideja për një marrëveshje të tillë.

Negociatat e tregtisë së lirë filluan në mesin e vitit 2018 dhe, për BE-në, marrëveshja do ta vendosë tregtinë e bllokut me Zelandën e Re në të njëjtin nivel me vendet që tashmë kanë një pakt tregtar me Zelandën e Re, veçanërisht ato nga Unioni Tregtar i Paqësorit 11-anëtarësh CPTPP .

Marrëveshja do të heqë taksat doganore për një gamë të gjerë produktesh dhe do të jetë e para e lidhur nga BE, e cila përfshin mundësinë e sanksioneve nëse secila palë shkel standardet mjedisore ose të punës.

Do të hiqen taksat doganore për eksportet nga BE të produkteve si mishi i derrit, vera, çokollata, ëmbëlsirat dhe biskotat.

BE-ja do të hapet për më shumë produkte qumështi dhe viçi nga Zelanda e Re, e cila është një zonë e ndjeshme për disa vende të BE-së./kp/

Gjithashtu lexoni:

Merkel: Fitorja e AfD-së tronditje për Gjermaninë

Reagon BE-ja për funeralin e Mlladiqit: Pamjet nga Beogradi janë tronditëse!

KE: Glorifikimi i kriminelëve dhe mohimi i gjenocidit s`kanë vend në BE

SHBA-ja u bën thirrje Serbisë dhe Republikës Serbe të mos e madhërojnë Mlladiqin

Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona

TAGGED: marreveshja, produktet, taksat doganore
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?