KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja bën thirrje për dhënien edhe të një doze përforcuese kundër COVID-19
Shëndetësi

BE-ja bën thirrje për dhënien edhe të një doze përforcuese kundër COVID-19

Kosova News
Kosova News 15:28 -11/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian tha më 11 korrik se është “kritike” që autoritetet në 27 shtetet e bllokut të shqyrtojnë mundësinë e dhënies së dozës së dytë përforcuese për të gjithë personat nga mosha 60 deri në 79 vjeç, por edhe për kategori të tjera të ndjeshme, përderisa vala e re e pandemisë po godet kontinentin.

“Me rritjen e infektimeve dhe hospitalizimeve teksa ne hyjnë në periudhën e verës, u bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen dhe të marrin dozat përforcuese sa më shpejt që të munden. Nuk ka kohë për të humbur”, tha komisionarja evropiane për Shëndetësi dhe Siguri të Ushqimit, Stella Kyriakides.

Qendra Evropiane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia Evropiane për Ilaçe thanë se doza e dytë përforcuese mund të administrohet te personat që kanë marrë dozën e parë përforcuese para të paktën katër muajve.

Ky rekomandim vjen pasi këto dy agjenci rekomanduan në prill që për personat mbi 80 vjeç të konsiderohej dhënia e dozës së dytë përforcuese.

“Teksa vala e re aktualisht po përhapet në Evropë dhe po shoqërohet me rritjen e hospitalizimeve dhe shtrimeve në njësitë e kujdesit shëndetësor, është kritike që autoritetet e shëndetit publik tani të konsiderojnë që qytetarët ndërmjet 60 dhe 79 vjeç, por edhe ata më të ndjeshëm, të marrin dozën e dytë përforcuese”, thanë këto dy agjenci përmes një deklarate.

Drejtoresha e ECDC-së, Andrea Ammon, tha se vala e re e pandemisë po nxitet nga mutacioni shumë i transmetueshëm BA.5 i variantit Omicion të koronavirusit.

Rekomandimi i BE-së vjen teksa shkencëtarët janë të shqetësuar edhe për mutacionin tjetër të Omicronit, të quajtur BA2.75, që është përhapur në Indi, por edhe në shtete të tjera.

Shkencëtarët besojnë se ky variant i ri mund të përhapet më shpejt dhe mund të shmangë mbrojtjen që ofrojnë vaksinat apo infektimet paraprake. Ende është e paqartë nëse ky mutacion shkakton sëmundje më të rëndë sesa variantet paraprake të Omicronit.

Kujtojmë se edhe Kosova ditë më parë ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19 për lejimin e vaksinimit me dozën e katërt të grup-moshës së popullatës mbi 60 vjeç, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.

Vendim i ri për vaksinimin kundër COVID-19 të grup-moshës mbi 60 vjeç

Gjithashtu lexoni:

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Sëmundjet e trashëguara dhe gjenetika: Sa rrezikohemi vërtet?

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

Shpresë për Zemrat e Vogla: 12 fëmijë me sëmundje të lindura trajtohen falas nga mjekë turq në QKUK

Kosova News 11/07/2022 11/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Murati: Paga mesatare në sektorin privat vitin e kaluar ka shënuar rritjen më të lartë historikisht
20:53 -02/06/2025
Përplasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës për krizën me mbeturinat
20:48 -02/06/2025
Kurti: Kosova dhe Polonia po i thellojnë bashkëpunimin bilateral dhe lidhjet kulturore
20:14 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?