KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja ashpërson ligjet e azilit
Botë

BE-ja ashpërson ligjet e azilit

Kosova News
Kosova News 10:13 -13/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti Evropian dha miratimin përfundimtar për një listë që konsiderohen vende të sigurta origjine. Për azilkërkuesit nga këto vende kjo do të thotë rregulla më të rrepta dhe procedura më të shpejta.

BE-ja ashpërson ligjet e azilit. Shumica e eurodeputetëve votuan pro listës së parë të vendeve të sigurta të origjinës, e cila vlen për të gjithë BE-në. Kosova, Bangladeshi, Kolumbia,
Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia konsiderohen tani si vende të sigurta. Kërkesat për azil nga shtetasit e këtyre vendeve do të përpunohen më shpejt. Në parim edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE do të klasifikohen sivende të sigurta origjine. Përjashtime bëhen për vendet që përjetojnë luftë ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Qëllimi i rregullores është të standardizojë dhe shkurtojë procedurat e azilit brenda BE-së.

Procedura më të shkurtra azili
Me hyrjen në fuqi të klasifikimit ndryshojnë edhe kushtet për azilkëruesit nga këto vende. Pra jo vetëm që shkurtohen procedurat, por në të njëjtën kohë edhe barra e provës bie më shumë mbi azilkërkuesit. Shpesh kufizohet edhe qasja në tregun e punës.

39 organizata dhe grupe të të drejtave të njeriut, ndër to edhe Pro Asyl dhe SOS Humanity, e kritikuan rregulloren e re. Sipas tyre ajo nuk sjell ndonjë lehtësi lidhur me dëbimin e azilkërkuesve, sepse një gjë e tillë ishte e mundur edhe më parë. Por kufizon të drejat e azilkërkuesve nga vendet e përfshira në listë, për shembull në lidhje me qasjen në tregun e punës, gjë që është problematike parë nga perspektiva e politikave të integrimit.

Rregullorja është pjesë e paketës së BE-së për migracionin dhe azilin, e cila është planifikuar të hyjë në fuqi në qershor 2026.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 13/02/2026 13/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?