KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE i kërkon Serbisë qartësi strategjike dhe përkushtim ndaj reformave
Politikë

BE i kërkon Serbisë qartësi strategjike dhe përkushtim ndaj reformave

Kosova News
Kosova News 13:46 -22/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, përfundoi vizitën e saj në Serbi ku i dërgoi një mesazh të qartë autoriteteve në Beograd: duhet të përqendrohen në reforma dhe të tregojnë drejtim të qartë strategjik për të avancuar në rrugën drejt BE-së.

“Dua ta shoh Serbinë duke ecur drejt Bashkimit Evropian. Për këtë, liderët politikë duhet të bëjnë reformat e nevojshme dhe të tregojnë drejtimin e qartë strategjik. Kjo arrihet duke rikthyer besimin dhe qëndruar besnikë ndaj parimeve demokratike”, ka shkruar ajo në X.

Kallas së shpejti pritet të mbërrijë në Kosovë, për të vazhduar më pas në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, për vizitën në Kosovë nuk ka informacione të detajuara për takimet që do të zhvillojë Kallas, ndryshe nga vizitat në Beograd dhe Shkup, ku shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) njofton qartë se ajo do të takohet me presidentë, kryeministra dhe ministra.

Në rastin e Kosovës, njoftimi thotë vetëm se Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, pa dhënë detaje të tjera.

Gjithashtu lexoni:

Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja

Takimi Kurti-Hamza në ndeshjen Trepça-Bashkimi, PDK: Ishte vetëm protokoll, pa konotacion politik

Kosova nis tranzicionin energjetik – Kurti: Jemi të përkushtuar ndaj agjendës së gjelbër evropiane

Kallas do ta takojë Kurtin sonte në një darkë pune

Gruda nga PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri për të akuzuarit në Hagë, shkelje e të drejtave të njeriut

Kosova News 22/05/2025 22/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Kapet rrjeti i kontrabandës në veri – 7 automjete të ngarkuara me mallra të dyshuara ndalohen nga Policia dhe KFOR-i
16:29 -22/05/2025
Policia i zbulon kapadaitë e TikTok-ut që tentuan të shkojnë viral duke shtënë me armë në Rahovec
16:12 -22/05/2025
Sekuestrohen mjete motorike në Leposaviq
16:06 -22/05/2025
Degradoi mjedisin, i sekuestrohen mjete motorike të dyshuarit në Leposaviq
16:01 -22/05/2025
Polonia synon të blejë afro 800 raketa Patriot nga SHBA në vlerë prej 5.8 miliardë dollarë
15:51 -22/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?