Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar për sulmin e sotëm ndaj një ekipi televiziv kosovar në veri të vendit.
“Ne, BE dënojmë fuqishëm sulmin e sotëm ndaj ekipit televiziv të KlanKosova në Zubin Potok dhe i urojmë shërim të shpejtë. Ky dhe incidentet e mëparshme që prekin punën e mediave janë të papranueshme. Mediat kanë çdo të drejtë të raportojnë. Siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në ‘twitter’.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se ekipi i gazetarëve është sulmuar nga disa persona të maskuar, të cilët me mjete të forta (gurë) kanë sulmuar automjetin e mediumit dhe gazetarët që ishin në detyrë.
PK është duke kryer hetime me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar.
We ?? strongly condemn today’s attack on @klankosova_tv’s TV crew in Zubin Potok, and wish them a speedy recovery.
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) December 26, 2022
This and previous incidents affecting the work of the media are unacceptable.
Media have every right to report. Their safety and security must not be endangered.


