KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE bën thirrje për respekt pasi Trump kërcënoi me tarifa 50%: Do t’i mbrojmë interesat tona
Botë

BE bën thirrje për respekt pasi Trump kërcënoi me tarifa 50%: Do t’i mbrojmë interesat tona

Kosova News
Kosova News 11:52 -24/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i tregtisë i Bashkimit Europian tha se blloku 27-anëtarësh është i përkushtuar për të siguruar një marrëveshje tregtare me SHBA-në bazuar në “respekt” dhe jo në “kërcënime”.

Kjo vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendosë një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat që dërgohen në Shtetet e Bashkuara nga BE.

“BE është plotësisht e angazhuar, e përkushtuar për të siguruar një marrëveshje që funksionon për të dyja”, tha komisioneri i tregtisë së BE-së Maros Sefcovic pas një telefonate me Përfaqësuesin e Tregtisë së SHBA Jamieson Greer dhe sekretarin e tregtisë Howard Lutnick.

“Tregtia BE-SHBA është e pakrahasueshme dhe duhet të udhëhiqet nga respekti reciprok, jo nga kërcënimet. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë interesat tona”.

Më herët të premten, Trump shprehu padurim me ritmin e negociatave tregtare në vazhdim BE-SHBA, duke thënë se plani i tij për të rritur tarifat më 1 qershor ishte vendosur.Duke postuar në platformën e tij “Truth Social”, Trump tha: “Diskutimet tona me ta (BE) nuk po shkojnë askund”, duke shtuar se nuk do të ketë tarifa për produktet e ndërtuara ose të prodhuara në SHBA.

“Unë nuk jam duke kërkuar për një marrëveshje – ne e kemi vendosur marrëveshjen”, u tha ai gazetarëve më vonë, përpara se të shtonte menjëherë se një investim i madh në SHBA nga një kompani europiane mund ta bëjë atë të jetë i hapur ndaj një vonese.

BE-ja është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Uashingtonit, duke dërguar më shumë se 600 miliardë dollarë (528 miliardë euro) mallra vitin e kaluar dhe duke blerë 370 miliardë dollarë, tregojnë shifrat e qeverisë amerikane, shkruan BBC.

Gjithashtu lexoni:

Sulme me thikë, armë dhe 100 të lënduar në festën e Napolit

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg

Polonia synon të blejë afro 800 raketa Patriot nga SHBA në vlerë prej 5.8 miliardë dollarë

Fituesi i Eurovisionit bën thirrje që Izraeli të përjashtohet nga konkursi: Është zhgënjyese që ende po merr pjesë

Hakerët rusë spiunuan kamerat kufitare për të gjurmuar  ndihmën për Ukrainën, thotë inteligjenca britanike

Kosova News 24/05/2025 24/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 12°
79%
3 km/h
Sat
12 °C
Sun
13 °C
Mon
15 °C
Tue
19 °C
Wed
18 °C

Lajmet e Fundit

Sulme me thikë, armë dhe 100 të lënduar në festën e Napolit
15:48 -24/05/2025
Plotë 39 të lënduar, tre të arrestuar dhe një armë e sekuestruar pas festimeve të titullit të Napolit
15:45 -24/05/2025
Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
15:38 -24/05/2025
Sveçla për rastin me maturantët serb: Po përdoret për propagandë
15:09 -24/05/2025
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
14:41 -24/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?