KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Baza e NATO-s në Gjermani ngriti sigurinë për shkak të një kërcënimi me dron, raporton Reuters
Botë

Baza e NATO-s në Gjermani ngriti sigurinë për shkak të një kërcënimi me dron, raporton Reuters

Kosova News
Kosova News 14:35 -26/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Alarmi i javës së kaluar në një bazë të NATO-s në Gjermani që strehon flotën e avionëve vëzhgues AWACS të aleancës perëndimore, ishte për shkak të një kërcënimi të mundshëm me dron, ka thënë për Reuters një burim sigurie të hënën.

Baza ajrore Geilenkirchen në Gjermaninë perëndimore pati gjatë pjesës më të madhe të së premtes  nivelin e saj të sigurisë në “Charlie”, e dyta më e larta nga katër ekzistuese.

Agjencia gjermane e lajmeve dpa, duke cituar burime sigurie, ka raportuar se kishte pasur një informacion nga një shërbim inteligjent i huaj për një akt të mundshëm sabotimi rus.

Por burimi i sigurisë i ka thënë Reuters se asnjë dron nuk ishte parë dhe nuk mund të konfirmonte asnjë provë për një rol rus në këtë çështje.

“Fjala Rusi nuk u përmend kurrë. Ne folëm për një kërcënim të shkaktuar nga dronët”, ka thënë një zëdhënës i NATO-s në Geilenkirchen.

Forcat perëndimore janë në gatishmëri të lartë mes raporteve të përhapura nga shërbimet e inteligjencës dhe mediat perëndimore për akte të mundshme sabotuese ruse kundër kombeve që mbështesin Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Rusia, e cila nisi luftën në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, ka hedhur poshtë pohimet dhe akuzon Perëndimin për agresion ndaj saj.

Javën e kaluar, baza Geilenkirchen kishte ngritur nivelin e sigurisë po ashtu pasi një bazë ushtarake aty pranë ishte mbyllur përkohësisht derisa po hetohej sabotimi i mundshëm i furnizimit me ujë

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 26/08/2024 26/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?