Pas dy ndeshjeve radhazi pa fitore, një barazim dhe një humbje, Bayern Munichi është rikthyer te fitorja në Bundesligë, për t’u rikthyer sërish në pozitën e parë.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel mposhti sot Hertha Berlinin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 2:0.
Serge Gnabry (69’) dhe Kingsley Coman (79’) shënuan golat e fitores për “Bavarezët”.
Bayerni pas kësaj fitore ka 62 pikë dhe është lider në tabelë, me një pikë më shumë se Borussia Dortmundi.
Hertha Berlini ndodhet në pozitën e fundit (18) me 22 pikë.