Policia e Kosovës është duke zhvilluar një bastisje te Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë dhe te pronat, banesa dhe një lokal, i afaristit Ridvan Muharremit.
Aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit.
Deri më tani nga Policia lidhur me këtë aksion nuk janë dhënë detaje, por për bastisjet ka folur avokati i afaristit Muharremi, Mahmut Halimi,
“Kemi ende punë edhe pak. Ende nuk kemi flet arrest. Normal është pronar i banesës, pa të nuk kryhet bastisja. Normal i ka dorëzuar të gjitha materialet që i kemi përgatitur me kohë, jemi përgatitur për të vërtetën”, ka theksuar Halimi në një deklarim para mediave në vendin ku po zhvillohet bastisja.
Sipas tij klienti i tij nuk ka lidhje me publikimet.
“Pse bash zotëri Ridvan kur s’ka lidhje me gjitha ato punë të cilat i janë publikuar përmes portalit të Berat Buzhalës. As një pozitë nuk e ka, as një pozitë nuk e ka. Nuk është përzier do të njoftohet opinioni për të gjitha. Po i lirë është, jemi ende duke i kryer procedurat e bastisjes, janë disa rregulla për të cilat më vonë do të jeni të njoftuar. Po ka me u ftuar me siguri ne kemi kërkuar. S’ka flet arrest”, ka theksuar Halimi.



