Policia e Kosovës njofton se dje pasdite hetuesit e stacionit Policor Pejё, nё bashkёpunim dhe me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit kanё kryer kontroll/bastisje nё fshatin Loxhё-Pejё.
Sipas njoftimit, pas kontrollit nё shtёpinё e personit tё dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar:
• Tri (3) Armё (pistoleta)
• Njëqind e tetё (108) fishekё kalibra te ndryshmen
• Tre (3) karikator tё Armёve.
Policia bën të ditur se e ka arrestuar tё dyshuarin B.Sh. (i lindur me 2002) dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit është liruar nё procedurё tё rregullt.


