Në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga gjykata, sot rreth orës 09:00, Sektori rajonal i hetimeve ka realizuar një kontroll në vendbanimin e një të dyshuari, në Shkozë të Malishevës.
Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, një armë automatike me një karikator, 32 fishekë dhe dy gëzhoja.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.]
