KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bashkimi shijoi fitoren e parë në Kumanovë, Shkupi humbi nga Pelisteri
Sport

Bashkimi shijoi fitoren e parë në Kumanovë, Shkupi humbi nga Pelisteri

Kosova News
Kosova News 20:23 -25/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me ndeshjet Bashkimi – Tikveshi dhe Pellisteri – Shkupi, u kompletua java e tretë e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut,.

Skuadra e Bashkimit nga kumanoava ka marrë një tjetër fitore të madhe në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke triumfuar ndaj Tikveshit me rezultat 3-1, në një ndeshje të zhvilluar përpara tribunave të mbushura përplot.

Për ekipin e rikthyer në Ligën e Parë, kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa humbje dhe fitorja e dytë në seri, pas triumfit ndaj Rabotniçkit në Shkup.

Takimi në Kumanovë dhuroi spektakël dhe shumë raste në të dyja portat. Hero i ndeshjes ishte sulmuesi Filip Aleksovski, i cili shënoi dy gola, në minutën e 36-të dhe 78-të. Sidomos goli i parë ishte një kryevepër.

Pas një aksioni të bukur, ai me një driblim largoi dy mbrojtës dhe me një goditje të saktë në rënie e dërgoi topin në rrjetë. Ndërkohë, goli i dytë erdhi pas një aksioni të nisur nga Marko Simonovski, topi u përplas në shtyllë, u devijua nga portieri, e më pas Aleksovski ishte në vendin e duhur për të dyfishuar epërsinë.

Përveç tij, në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Marko Simonovski me një gol të bukur, ndërsa për Tikveshin shënoi Filip Mishov. Goli i skuadrës nga Kavadari u pranua vetëm pas verifikimit me VAR. Në xhiron e ardhshme, Bashkimi pret në shtëpi Strugën, kurse Tikveshi do të luajë para tifozëve të vet kundër AP Brerës.

Në Kavadar, Shkupi megjithëse me probleme në formacion, tregoi lojë të mirë dhe pati raste për të kaluar edhe në epërsi. Por gjithçka ndryshoi pas minutës së 60-të, kur Ristiç realizoi golin e parë për Pelisterin, ndërsa pesë minuta para fundit Bullatoviç vulosi rezultatin përfundimtar 2-0. Shkupi mbetet e fundit në renditje pa pikë dhe me vetëm një gol të shënuar.

Gjithashtu lexoni:

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Kosova News 25/08/2025 25/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik
17:55 -10/07/2026
Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?