Skuadra e KB Bashkimit ka shënuar fitoren e parë ndaj KB Trepçës, e vlefshme për finalen e Superligës së Kosovës.
Prizrenaist fituan 84:77 në Palestrën “Sezai Surroi”, shkruan Indeksonline
Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Wendell Green me 22 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.
Te skuadra mysafire paraqitje tejet të mirë bëri, Tmusic – që shënoi 21 pikë, bëri dy kërcime dhe katër asistime.
Ndeshja e dytë mes KB Bashkimit dhe KB Trepçës zhvillohet në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë javën e ardhshme