KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bashkimi Evropian jep detaje për kohën e takimit në mes Kurtit dhe Vuçiq në Ohër
Politikë

Bashkimi Evropian jep detaje për kohën e takimit në mes Kurtit dhe Vuçiq në Ohër

Kosova News
Kosova News 12:09 -15/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të shtunë do të udhëtojë për në Ohër.

I pari i Qeverisë së Kosovës pritet që të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të takimeve të dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë takim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kurti dhe Vuçiq pritet që të nënshkruajnë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga Bashkimi Evropian tashmë kanë dhënë detaje shtesë në lidhje me këto takime.

Si fillim, Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell pritet që të zhvillojë dy takime të ndara me dy liderët, duke nisur në orën 10:00.

Pas kësaj, pritet që të nis edhe takimi në mes Kurtit dhe Vuçiq.

Plani evropian, i cili përfshin zbatimin në tërësi të marrëveshjeve paraprake është pranuar gojarisht nga kryeministri Albin Kurti, i cili në takimin e 27 shkurtit në Bruksel tha se ishte i gatshëm të nënshkruante, por se të njëjtën gatishmëri nuk e pati presidenti serb, Aleksadar Vuçiq.

Madje ai pati theksuar se pala serbe po kërkon ndryshime në kuadër të këtij plani.

Kurti kërkon nga Parlamenti Evropian mbështetje gjatë gjithë rrugës integruese të Kosovës në BE

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar

Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së

Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO

Presidentja Osmani: Italia mike e ka mbështetur Kosovën në ditët më të vështira

Kosova News 15/03/2023 15/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
80%
2 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar
23:08 -29/05/2025
Ambasadori Hargreaves: Është e papranueshme gjuha e urrejtjes ndaj presidentes Osmani
22:47 -29/05/2025
Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së
22:43 -29/05/2025
Kurti viziton çerdhen publike “Filizat” në Kamenicë
22:22 -29/05/2025
Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë
22:09 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?