KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bashkëshorti i prokurores kosovare dënohet me 30 mijë euro
Siguri

Bashkëshorti i prokurores kosovare dënohet me 30 mijë euro

Kosova News
Kosova News 14:29 -25/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Është dënuar me 30 mijë euro gjobë Bajram Gashi, i cili akuzohet për ushtrim ndikimi në vendimmarrjen e bashkëshortes së tij, prokurores Ervehe Gashi.

Shpallja e aktgjykimit është bërë të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga gjykatësi Vesel Ismajli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Ismajli, tha se ketë dënim i akuzuari i është obliguar që ta paguaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Po ashtu, i akuzuari Gashi është obliguar të paguajë shpenzimet gjyqësore, si dhe paushallin gjyqësor 100 euro.

Ndryshe, Gashi së bashku me Rizan Hoxhajn, i cili e kishte pranuar fajësinë, thuhet se kishin kërkuar nga Dardan Hoxhaj shumën prej 6 mijë euro, duke i premtuar se nëse do t’ua paguante ato, i akuzuari Gashi do të ushtronte ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e bashkëshortes së tij, prokurores Ervehe Gashi.

Pasi të akuzuarit Rizan Hoxhaj dhe Dardan Hoxhaj kishin lidhur marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë, i akuzuari Rizan Hoxhaj ishte dënuar me 28 mijë euro gjobë, ndërsa Dardan Hoxhaj me 5 mijë euro.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 13 prill 2021, thuhet se Bajram Gashi dhe Rizan Hoxhaj në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Ndërsa, Dardan Hoxhaj akuzohej për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Siç thuhet në aktakuzë, Bajram Gashi dhe Rizan Hoxhaj gjatë muajit korrik 2017, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të akuzuarit Dardan Hoxhaj në rrugën “Ejup Statovci” në Komunën e Prizrenit, në mënyrë të drejtpërdrejtë kishin kërkuar nga Dardan Hoxhaj shumën prej 6 mijë euro.

Sipas prokurorisë, këtë shumë e kishin kërkuar me qëllim që i akuzuari Gashi do të ushtronte ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e bashkëshortes së tij, prokurores Ervehe Gashi e cila ishte prokurore e rastit që ishte duke u zhvilluar ndaj të akuzuarit Dardan në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe si rrjedhojë ai nuk do të akuzohej për të gjitha veprat penale që ishte duke u hetuar.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Dardan Hoxhaj, i joshur nga premtimi i të akuzuarve, gjatë muajit korrik të vitit 2017 të akuzuarit Rizan Hoxhaj fillimisht ia dorëzon shumën prej 1 mijë euro, ndërsa më 22 gusht 2017 ia dorëzon edhe shumën prej 5 mijë euro, si shpërblim për të akuzuarit për ndihmën që i kishin premtuar se do t’ia ofronin.

Ndërsa, Dardan Hoxhaj akuzohej nga prokuroria se gjatë muajit korrik dhe gusht 2017 në mënyrë dhe formë të përshkuar si më lartë ia kishte dhënë paratë në shumë prej 6 mijë euro të akuzuarit Rizan Hoxhaj për t’ia dërguar të akuzuarit Bajram Gashit njëherësh bashkëshortit të prokurores Ervehe Gashi, e cila ishte prokuroja e rastit në procedurën penale që po zhvillohej kundër tij, në mënyrë që të ushtronin ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e prokurores dhe i akuzuari Dardan Hoxhaj të mos akuzohej për të gjitha veprat penale që po hetohej. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë̈ artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

TAGGED: bashkeshorti, denimi, Gjykata
Kosova News 25/07/2022 25/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?