Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Obiliq, pasi dyshohet se ka bashkëjetuar më një të mitur.
Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 02:00, ndërsa është cilësuar si bashkëjetesë
jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur)”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


