KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Basha: Punimet në kyçjen e Mazgitit po vazhdojnë me intensitet
Siguri

Basha: Punimet në kyçjen e Mazgitit po vazhdojnë me intensitet

Kosova News
Kosova News 12:02 -26/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se punimet në kyçjen e Mazgitit po vazhdojnë me intensitet të lartë, me qëllim stabilizimin e situatës dhe garantimin e qarkullimit të sigurt për qytetarët.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka theksuar se gjendja në këtë segment rrugor është adresuar më herët edhe publikisht, pasi rruga është rehabilituar në vitin 2023 dhe është intervenuar sërish në vitin 2025, por megjithatë ka pësuar degradim të ri.

Sipas tij, dyshimet e para tregojnë se dëmtimet mund të jenë shkaktuar nga depërtimi i ujërave nën trupin e rrugës, në zonën ku kalojnë gypat e ujësjellësit të KRU “Prishtina”..
“Me të drejtë është ngritur si çështje publike gjendja në këtë segment rrugor, pasi i njëjti është rehabilituar në vitin 2023 dhe më pas është intervenuar edhe në vitin 2025. Fatkeqësisht, segmenti ka degraduar përsëri”, ka deklaruar Basha.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht po analizohet situata në bashkëpunim me KRU “Prishtina”, me qëllim identifikimin e shkakut të saktë dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme që parandalon dëmtimet e mëtejshme.

“Po e analizojmë situatën dhe do të koordinohemi me KRU Prishtina për ta adresuar në mënyrë përfundimtare shkakun, në mënyrë që të shmangen dëmtimet e reja në të ardhmen”, ka shtuar ministri në detyrë.

Megjithatë, Basha theksoi se për shkak të rëndësisë së këtij segmenti për qarkullimin dhe sigurinë e qytetarëve, është ndërmarrë një ndërhyrje e përkohshme për të mundësuar lëvizjen e sigurt deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, punimet do të vazhdojnë deri në stabilizimin e plotë të situatës dhe sigurimin e një zgjidhjeje afatgjatë për këtë nyje rrugore.

Gjithashtu lexoni:

Aksident mes trenit dhe një veture në Drenas, lëndohen dy persona

Tre persona sulmohen në Mazgit, të dyshuarit në arrati

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Avdullah Hoti: Duhet ta ridefinojmë komplet strukturën udhëheqëse të partisë

FSK-ja dhe Ushtria Amerikane realizojnë ushtrime për menaxhim të emergjencave

Kosova News 26/06/2026 26/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Fri
31 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Çmimi i naftës bie në tregjet botërore, Brent në 73 dollarë për fuçi
13:24 -26/06/2026
Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi
13:03 -26/06/2026
Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës
12:37 -26/06/2026
Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga
12:00 -26/06/2026
Rexhepi thotë se VV-ja dhe deputetët e komuniteteve joserbë i kanë 61 vota për formimin e institucioneve
11:49 -26/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?