Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është deklaruar për media pas zgjedhjes së deputetit Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Ai ka falënderuar të gjithë për votimin, duke theksuar se procedura ka qenë në përputhje me rregullat. Basha tha se, pas refuzimit të Listës Serbe për të propozuar një kandidat tjetër, ai proppoiz kandidatin tjetër dhe se procesi është legjitim.
Ai tha se PDK ka të drejtë me i ngrit dyshimet e veta në Gjykatë Kushtetuese është për atë punë.
Kryeparlamentari theksoi se tani rrjedhin afatet për themelim të qeverisë.


