Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot për të 13-tën herë me radhë për të vazhduar punimet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Deputeti i VV-së Dimal Basha ka thënë se Albulena Haxhiu është serish kandidate për kryetare të Kuvendit. Ndërsa ka thënë se opozita duhet ta zhbllokojë procesin.
“Presim me u zhblloku kuvendi. Qytetarët kanë votuar për parlament dhe presin një qeveri të re. Është e paarsyeshme, votimin e hapur e refuzojnë po ashtu dhe votimin e fshehtë. Kemi ofruar dhe koalicion dhe para qytetarëve kemi dal faqebardhë. Besoj që opozita e ka radhen me zhblloku kuvendin. Me kushtetutë na takon propozimi neve. Është e drejtë e jona. Sbesoj që z.haxhiu është problemi. Ata janë fut në një rrugë pa kry. Besoj që tash duhet ta zhbllokojnë”, ka thënë Basha.