KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Basha: Berisha po e mban peng opozitën
Rajon

Basha: Berisha po e mban peng opozitën

Kosova News
Kosova News 23:42 -18/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi sot në një intervistë në media se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD, ishte skandaloz.

Sipas tij, arsyeja e parë është se la në fuqi vendimin e Zhukrit, gjyqtar ky që është shkarkuar nga vetting-u, dhe e dyta, sepse një grup njerëzisht kontestuan kryetarin në parti, ndërsa kryetari nuk paska të drejtë të përfaqësohet në gjykatë.

Për këtë, tha se do të ndiqet rruga ligjore.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aty, kanë qenë në tre vitet e fundit në raport me situatën e brendshme të Partisë Demokratike dhe për këtë mjafton njoftimi i përsëritur zyrtar i cili e thotë fare qartë: qëndrimi në raport me zotin Berisha, qëndrimi në raport me ata që bashkëpunojnë me nongratat, mbështetjen ndaj forcave euroatlantike dhe natyrisht që për ta korrupsioni nuk është thjesht një problem, por është një aspekt i sigurisë së tyre kombëtare. Korrupsioni kudo pra, në veçanti në vendet aleate, trajtohet si një problem i sigurisë kombëtare të SHBA”, tha Basha.

Basha komentoi edhe akuzat e bëra nga Berisha ndaj tij pas lënies në fuqi të non gratës nga Britania e Madhe.

Basha tha se as SHBA dhe as Mbretëria e Bashkuar nuk mund të influencohen.

‘As SHBA dhe as Mbretëria e Bashkuar nuk mund të influencohen. Në raste kur influencohen marrin masa siç ishte rasti i Mc Gonigal. Tani Berisha e kthen në një fakt të konfirmuar dhe vazhdon ta mbajë peng një pjesë të opozitës me ankthet e veta personale. Nuk është zgjidhja për të ndihmuar vendin është aset për të mbajt Edi Ramën, e vetmja rrugë që ka është të hedhë një hap pas. Duhet tu ofrohet shqiptarëve një alternativë e plotë dhe jo ‘non grata’, nuk ka forcë që të na ndalojë për alternativën tonë”, u shpreh ai.

Basha tha se situata politike është kthyer në trajtat e një loje, ku protagonistët janë kryeministri dhe ish-kryeministri. Sipas tij, kryeministri ndihmon ish-kryeministrin që të jetë faktori kryesor në opozitë dhe kështu Rama qeveris i pashqetësuar.

Më tej Basha tha se qytetarët kanë nevojë për alternativë dhe zgjidhje dhe për këtë programi i PD i shpalosur në 1 qershor, i cili në qendër të tij ka mbështetjen për SPAK dhe drejtësinë.

Gjithashtu lexoni:

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Kosova News 18/06/2024 18/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve
09:32 -14/07/2026
ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore
09:30 -14/07/2026
Theret me thikë një person në Mitrovicë
09:07 -14/07/2026
Vdes një punëtor pasi ra nga kulmi i një shtëpie në Prizren
08:50 -14/07/2026
Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C
08:47 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?