KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Baraliu: Reforma zgjedhore duhet të ndodhë sa më parë në Kosovë
Ballina

Baraliu: Reforma zgjedhore duhet të ndodhë sa më parë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 08:53 -05/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka kaluar më shumë se një dekadë prej kur vlerësohet se Kosova ka nevojë të reformojë sistemin zgjedhor. Nga atëherë, përkundër disa përpjekjeve nuk është bërë asgjë konkrete.

Një komision Ad-Hoc i themeluar për këtë çështje, së shpejti mund të fillojë draftimin e ndryshimeve të nevojshme.

Njohës të sistemit zgjedhor thonë se reforma është e domosdoshme dhe duhet të përmbyllet sa më parë.

Reforma zgjedhore, e përfolur prej vitesh dhe e vlerësuar si mjaft e nevojshme, duket se po shkon drejt finalizimit. Për këtë tashmë është formuar edhe një komision Ad-Hoc.

Sipas ekspertit të së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, reforma zgjedhore duhet të ndodhë sa më parë.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tutje thotë për Radio Kosovën se reforma zgjedhore është “një det” me çështje që duhet trajtuar, filluar nga ligjet që janë në fuqi që nga koha e UNMIK-ut e deri te pragu zgjedhor.

“Legjislacioni elektoral, sistemi zgjedhor dhe procesi elektoral. Tri këto shtylla do të duhej të ndryshoheshin. Vlerësoj se duhet ndryshuar nga pragu zgjedhor e deri te zonat zgjedhore. Deri tash nuk ka pasur interesim dhe vullnet nga partitë politike. Prandaj edhe procesi ka ngecur. Kësaj radhe të shohim, me këtë komision që kanë formuar në parlament, se çfarë do të ndodhë. Por, nëse ka vullnet, reforma është e domosdoshme”, tha Baraliu.

Alim Rama, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se partia në pushtet është kundër asaj që Kosova të ndahet në disa zona zgjedhore.

 “Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është se Kosova është shumë e vogël që të ndahet në zona. Realisht, për të shkuar prej Prishtinës deri në Dragash bën pak më shumë se 1 orë e gjysmë. Pastaj interesat e Prishtinës nuk janë shumë ndryshe prej Ferizajt ose qyteteve të tjera. Ndarja në disa zona e komplikon procesin, posaçërisht për vendet e rezervuara. Mendojmë se aktualisht fokusi duhet të jetë tek administrimi i procesit zgjedhor, por jo edhe te këto çështje substanciale që mund të adresohen më vonë, por jo tash”, tha ai.

Rama, tutje thotë se disa kërkesa të tjera të Vetëvendosjes janë të ngjashme me rekomandimet e BE-së dhe OSBE-së, që ndërlidhen me çështjet si: rregullimi i certifikimit të kandidatëve, përmirësimi i regjistrit të votuesve apo edhe thjeshtësimi i mënyrës së votimit të mërgatës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin, opozita s’i pranoi dy opsionet tona

Kurti: PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin, askund s’thuhet se votimi i fshehtë është antikushtetues

Faton Peci: Propozova pako të marrëveshjes politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Përfundon takimi i liderëve të partive politike, a po zgjidhet ngërçi?

U bënë më shumë se dy orë — Liderët politikë ende në takim për zhbllokimin e situatës politike

Kosova News 05/12/2022 05/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Një cigare e hedhur nga një kosovar dyshohet si shkaku i një zjarri masiv në Ulqin – dëmet mbi 2 milionë euro
20:37 -28/06/2025
Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në shkolla, parqe dhe plazhe – për të mbrojtur fëmijët
20:34 -28/06/2025
Ylli i Real Madridit fluturon për t’iu bashkuar ekipit në Kupën e Botës për Klube
20:32 -28/06/2025
AKB ngre alarmin: 600 biznese nga Kosova u zhvendosën në Shqipëri vetëm gjatë vitit 2024
20:29 -28/06/2025
Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo
20:26 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?