KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Baraliu: Duhen disa muaj për t’u shpallur zgjedhjet e reja në veri
Politikë

Baraliu: Duhen disa muaj për t’u shpallur zgjedhjet e reja në veri

Kosova News
Kosova News 09:32 -04/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror Zgjedhor është ende në procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok për shkarkimin e kryetarëve aktualë.

Në KQZ thonë se ky proces do të marrë kohë, pasi të dhënat që i kanë pranuar janë të mbledhura në format fizik, andaj nuk mund të ketë ndonjë datë të saktë se kur do të përfundojë procesi i verifikimit. Në anën tjetër, partia në pushtet, por edhe njohës të proceseve zgjedhore konsiderojnë se deri te shpallja e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, do të nevojiten disa muaj.

“Ky proces do të na marrë kohë, pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik, andaj nuk mund të jap ndonjë datë të saktë, por pas përfundimit të tij, do të njoftojmë Ministrinë, kryesuesit e Kuvendeve Komunale, kryetarët e komunave dhe grupet nismëtare. Natyrisht se përgjigja e KQZ-së, do të bëhet edhe publike”, tha për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë për KosovaPress se zgjedhjet e reja në veri mund të mbahen vetëm nëse arrihet kuota e 50 për qind plus një votë e qytetarëve që kanë kërkuar largimin e kryetarit. Ai nuk ka përmendur ndonjë afat se kur mund të mbahen zgjedhjet e reja.

“Nëse dalin dhe votojnë 50 për qind plus një të trupës së votuese të këtyre komunave, atëherë natyrisht krijohen rrethanat për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të katër komunave veriore dhe pastaj janë përgjegjësitë e presidentit për t’i shpallur. Nuk mund të flasim për afate sepse këto marrin kohë dhe varet çfarë dinamike ndiqet atje. Por, nëse dalin 50 për qind plus një dhe votojnë për largimin e tyre, padyshim se zgjedhjet janë një fakt i kryer. Mos të harrojmë kjo situatë është krijuar përsëri si pasojë e veprimi politik të Serbisë për t’i detyruar serbët që të tërhiqen nga institucionet”, thotë ai.

Ish-kryetari i KQZ-së, njohësi i kushtetutës, Mazllum Baraliu, ndërkaq thotë se nëse nuk arrihet kuota e 50 për qind plus një votë e qytetarëve për largimin e kryetarit, procesi për zgjedhjet në veri do të dështojë. Sipas tij, deri në shpalljen e zgjedhjeve do të nevojiten disa muaj kohë.

“Tani është procedura e verifikimit të nënshkrimeve nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor. Është një periudhë e rëndësishme ku duhet të përcaktohet saktësisht dhe të verifikohen nënshkrimet e secilit qytetarë për të bërë atë 20 për qindëshin. Ky proces zgjatë një kohë të caktuar dhe pastaj bëhet votimi i trupës elektorale për të fituar 50 për qind plus një. Nëse kjo bëhet me sukses në katër komunat, atëherë sipas Ligjit për zgjedhjet, presidentja duhet t’i shpallë zgjedhjet në afat prej 30 ditëve ose 45 ditëve. Siç pritet dhe shihet do të ketë nevojë edhe për disa muaj kohë që këto formalitet informuese të kryhen, pastaj që të ketë ose jo sukses. Nëse s’ka sukses iniciativa, atëherë sipas Udhëzimit Administrativ, s’ka mundësi për një vit të iniciohet një iniciativë e re qytetare për të përmbushur 20 përqindëshin e trupës elektorale që të nisë sërish një iniciativë të re për shkarkimin të kryetarëve”, deklaron ai.

Sipas udhëzimit administrativ, nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të përshtatshme dhe i verifikon, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet ta mbahet brenda 45 ditëve. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohet 50 për qind plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri na 45 ditë për t’i shpallur zgjedhjet e parakohshme në veri.

Kryetarët shqiptarë të komunave në veri u zgjodhën në prill të vitit 2023, në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”

Costa: Heqja e masave ndaj Kosovës është e kushtëzuar me shtensionimin e situatës në veri të vendit

Kosova News 04/02/2024 04/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?