Banorët e lagjes së quajtur ‘’Rruga C’’ në Prishtinë sot pritet të dalin në rrugë për të protestuar.
Kjo pasi që sipas tyre janë dëmtuar shkaku i bllokimit të kanalizimit kryesor në këtë rrugë.
Sipas tyre, i gjithë kompleksi është duke kundërmuar nga ujërat e zeza dhe çdo ditë e më shumë është duke u rënduar gjendja.
“Ne si banorë jemi shumë të revoltuar pasi që tash e 19 ditë nuk na është bërë zgjidhje dhe nuk kemi asnjë informatë nga organet kompetente.Ne po ju njoftojmë që sot nga ora 17:30 si banorë të kompleksit A11 jemi organizuar që në formë demokratike ta shfrytëzojmë të drejtën e protestimit dhe të bëjmë thirrje në organet kompetente për zgjidhje të këtij problemi”, thuhet në njoftim.