Një ngjarje e pazakontë është shënuar, disa ditë më parë në qytetin shqiptar, në Pogradec.
Atje një bankomat i një banke të nivelit të dytë ka pasur një defekt dhe për pasojë siç raportojnë mediat lokale ka lëshuar te qindra klientë më shumë para kur kanë bërë tërheqje.
Sipas të dhënave një pjesë e madhe që kanë tërhequr pagat iu kanë dalë 6000 lekë më shumë.
Ka qenë vetë banka që e ka konsatuar problemin edhe pse me qindra persona kishin marrë më shumë para dhe më pas janë telefonuar për t’i kthyer mbrapsht në bankë.
Nuk dihet se sa është shuma totale e shpërndarë gabim dhe nëse paratë janë kthyer të gjitha pas.