KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron rënie të normave të interesit në kredi
Ekonomi

Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron rënie të normave të interesit në kredi

KosovaNewss
KosovaNewss 19:47 -14/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) paralajmëron se, me ngadalësimin e shkallës së inflacionit dhe stabilizimin e çmimeve, do të fillojnë të bien edhe normat e interesit në kredi.

“Me rënien e inflacionit, bankat pritet të fillojnë gradualisht t’i lehtësojnë politikat monetare – gjë që do të ndikojë në uljen e normave reale të interesit”, thuhet në një deklaratë me shkrim të BQK-së dërguar Radios Evropa e Lirë.

BQK-ja, megjithatë, nuk jep detaje se në çfarë përqindjeje mund të bien normat e interesit në kredi, të cilat kanë kaluar tashmë 6-përqindëshin. Ky institucion nuk specifikon as kur mund të bjerë inflacioni, ndonëse më herët është përmendur gjysma e dytë e vitit 2023.

Normat e interesit në kredi kanë nisur të rriten gjetiu në botë në muajt e fundit të vitit të kaluar. Kjo ka ndodhur si rezultat i shtrëngimit të politikave monetare nga bankat qendrore, për shkak të shkallës së lartë të inflacionit.

- Reklamë -

Kosova e ka përmbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Normat mesatare të interesit në kredi, sipas BQK-së, janë rritur nga 5.8% sa kanë qenë në shkurt të vitit të kaluar, në 6.5% në periudhën e njëjtë të këtij viti.

Përkundër kësaj, të dhënat e këtij iinstitucioni konfirmojnë se në sektorin bankar ka rritje të kredive familjare.

Në Kosovë veprojnë aktualisht 12 banka komerciale dhe vlera e kredive në to ka arritur në mbi 4 miliardë euro.

Në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste, dhe BQK-ja nuk mund të ndërhyjë te to.

Inflacioni vështirëson pagesën e këstit mujor

Bardhyl Krasniqi, qytetar nga Prishtina, tregon se në janar të vitit të kaluar ka marrë kredi në vlerë prej 40 mijë eurosh për blerjen e një banese.

Për tetë vjet rresht, ai duhet t’i paguajë bankës kreditore një këst mujor prej më shumë se 500 eurosh, me normë interesi rreth 5%.

“Norma e interesit është e lartë, por këto norma janë në të gjitha bankat në Kosovë. Për të blerë banesë apo diçka tjetër në vlera më të mëdha, nuk arrin pa kredi. Jemi të detyruar ta marrim edhe me këto norma të interesit”, thotë Bardhyli, i cili punon në një kompani të sektorit privat.

Paga mesatare ne Kosovë është më pak se 500 euro, minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro, ndërsa pensionet janë nga 100 deri në 265 euro.

Bardhyli thotë se ka “pagë të mirë”, gjë që i ka mundësuar të marrë edhe kredi. Por, shton ai, rritja e vazhdueshme e inflacionit ia ka vështirësuar pagesën e këstit mujor.

“Unë kam pagë mbi mesataren e pagave në Kosovë, bashkëshortja dhe djali po ashtu punojnë. Pagesa e këstit është e menaxhueshme, por jo edhe shumë e lehtë për ta përballuar, pas ngritjes së çmimeve të konsumit. Çmimet janë të larta – më të larta sesa inflacioni që po jepet zyrtarisht”, thotë Bardhyli.

Rritjes së inflacionit gjetkë në botë i kanë kontribuar në masë të madhe pandemia e koronaviursit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka paralajmëruar në muajin janar, se inflacioni do të bjerë në pjesën e dytë të këtij viti.

Ngjashëm presin edhe ekspertët e çështjeve financiare, të cilët thonë se me rënien e inflacionit, do të bien edhe normat e interesit në kredi.

“Interesat e larta e ngadalësojnë marrjen e kredive. Me ngadalësimin e kredisë ngadalësohet edhe zhvillimi ekonomik”, thotë Milazim Abazi, ish-kryesues i Komitetit të Financave në Oden Ekonomike Amerikane.

Përveç bankave komerciale, në Kosovë funksionojnë edhe 30 institucione mikrofinanciare, të cilat po ashtu ofrojnë kredi për qytetarët. Ndonëse me më pak kritere, normat e tyre të interesit janë më të larta – afro 20%.

Të dhënat e institucioneve financiare në rajon, të cilat ka arritur t’i sigurojë Radio Evropa e Lirë, tregojnë se normat mesatare të interesit në kredi variojnë – diku më të larta, diku më të ulëta.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili monitoron sistemin monetar ndërkombëtar dhe zhvillimet ekonomike globale, ka paralajmëruar po ashtu rënie të normave të interesit në ekonomitë e mëdha. Në një raport të publikuar më 11 prill thuhet se këto norma pritet të bien në nivelet para pandemisë së koronavirusit, përkatësisht para vitit 2020. /REL/

Gjithashtu lexoni:

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj

Çmimi i naftës për sot

KosovaNewss 14/04/2023 14/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?