KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Banka e Shqipërisë ul komisionet për pagesat elektronike, rregulla të reja për pikat e këmbimit valutor
Rajon

Banka e Shqipërisë ul komisionet për pagesat elektronike, rregulla të reja për pikat e këmbimit valutor

Kosova News
Kosova News 11:28 -04/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Të gjithë individët dhe bizneset në Shqipëri të cilët kryejnë pagesa elektronike do të përfitojnë nga komisione më të ulëta.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë reduktoi kostot për këto pagesa. Të gjitha transfertat deri në 40 mijë lekë (në vlerë 380 euro), tashmë do të kryhen pa komision, ndërsa për pagesat deri në 10 milionë lekë (në vlerë 93 mijë e 900 euro), komisionet do të ulen rreth 10 herë.

Po ashtu, për pagesat në euro, tarifat minimale dhe përqindjet janë rishikuar ndjeshëm, duke e bërë më të leverdishëm përdorimin e kanaleve elektronike si brenda ashtu edhe jashtë vendit, në kuadër të integrimit me rrjetin SEPA.

Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kryejnë pagesa elektronike në Shqipëri do të përfitojnë nga komisione më të ulëta.

“Këto ndryshime vlerësohet se do t’u kursejnë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare përafërsisht 40 milionë euro në vit dhe njëkohësisht krijojnë bazën e nevojshme për integrimin e mëtejshëm të vendit në SEPA dhe për implementimin e projektit TIPS Clone për pagesat e shpejta.”-sipas Bankës së Shqipërisë.

Një tjetër vendim i marrë në këtë mbledhje është dhe forcimi I rregullores për kriteret e licencimit të pikave të këmbimit valutor. Duke filluar nga rritja e kapitalit fillestar, dokumentimi I këtij kapitali dhe verifikimi i pronarëve i cili do të jetë i thelluar.

“Ndryshimet e propozuara në rregullore synojnë të përmirësojnë procesin e licencimit dhe mbikëqyrjes së zyrave të këmbimit valutor. Ato forcojnë kërkesat për reputacionin, integritetin dhe qëndrueshmërinë financiare të subjekteve, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Moneyval për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, shkruan TCH.

Sipas Bankës Qendrore synim është parandalimi i pastrimit të parave dhe rritja e sigurisë për klientët, në përputhje me rekomandimet e organizatës ndërkombëtare Moneyval. Këto masa kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe forcimin e stabilitetit financiar.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 04/09/2025 04/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?