KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyrtarët serbë “kërcënojnë” me rezistencë, reagon Presidenca: Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim situate
Politikë

Zyrtarët serbë “kërcënojnë” me rezistencë, reagon Presidenca: Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim situate

Kosova News
Kosova News 13:20 -02/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, u është vënë zjarri disa veturave me targa RKS, si dhe ka pasur sulme ndaj zyrtarëve policorë.

Lidhur me këto raste, policia ka arrestuar M.B i cili dyshohet edhe për sulmin me armë ndaj Policisë së Kosovës ku mbetën të plagosur dy policë.

Si rezultat i këtyre zhvillimeve, zyrtarët e lartë shtetëror të Serbisë dhe udhëheqësit e Listës Serbe kanë paralajmëruar “rezistencë” nëse nuk lirohet M.B.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Rakiq po kërcënon me rezistencë dhe kryengritje.

“Kreu i Listës Serbe, Rakiq përkrahë Petkoviqit kërcënon me “rezistencë dhe kryengritje” në Kosovë. Megjithatë, asnjë fjalë dënimi nga Petkoviq për djegien e veturave të serbëve vendas! Serbia dhe Lista Serbe kërcënojnë me dhunë. Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim në terren”, ka shkruar Vela.

Formal head of SL Rakić, next to Petković, threatens with “resistance and uprising” in #Kosovo.

However, no word of condemnation from Petković on burning of cars of local Serbs!#Serbia and LS threatened with violence. They’ll be responsible for any escalation on the ground. pic.twitter.com/b6HiISGTbJ

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 2, 2023

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të dielën, se përmes arrestimit të serbëve në Kosovë, Qeveria e Kosovës dëshiron ta destabilizojë gjendjen dhe t’i shmangë detyrimet që ka ndërmarrë përmes marrëveshjes së Ohrit.

“Është shumë e qartë se një situatë e vjetër është në horizont, dhe një krizë e re e prodhuar nga Prishtina”, tha Daçiq.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “reagojë urgjentisht” dhe të bëjë presion mbi autoritetet në Prishtinë për ta parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Kurse, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha se populli serb do të mblidhet dhe do të protestojë nëse M.B, i cili akuzohet për djegien e veturave dhe sulmin ndaj Policisë së Kosovës, nuk lirohet.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kryeministri Albin Kurti po shkakton incidente për të shmangur formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Petkoviq theksoi se është obligim i Prishtinës të formojë Asociacionin dhe se të gjitha marrëveshjet e mëparshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës e detyrojnë ta bëjnë këtë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës bëri të ditur të dielën se gjatë natës së 2 prillit, disa zyrtarë policor janë sulmuar në veri të Mitrovicës me mjet shpërthyes- Shok Bombë.

Sulmohen me mjet shpërthyes policët e Kosovës në veri

Gjithashtu lexoni:

Dorëzohet në Polici i dënuari me tri vjet burgim në Prizren

Kadetë të FSK-së stërviten me Gardën Kombëtare të New Jerseyt dhe me oficerë të Shqipërisë

Me helikopter ushtarak, Osmani fillon vizitën shtetërore në Zvicër

Ballkani Perëndimor pa emisar gjerman, çfarë efekti do të ketë për Kosovën?

Kryediplomatja e BE-së viziton Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Kosova News 02/04/2023 02/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Dorëzohet në Polici i dënuari me tri vjet burgim në Prizren
13:57 -21/05/2025
Kadetë të FSK-së stërviten me Gardën Kombëtare të New Jerseyt dhe me oficerë të Shqipërisë
13:25 -21/05/2025
Me helikopter ushtarak, Osmani fillon vizitën shtetërore në Zvicër
13:02 -21/05/2025
U lëshuan 52 urdhër-arreste, pamje nga operacioni anti-drogë ‘Ura’
12:46 -21/05/2025
Fillon të mbahet testi “PISA 2025” në Shtime
12:44 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?