KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Thirrjet e ndërkombëtarëve për Asociacionin, deputeti i Vetëvendosjes e thekson sot: Zajednica nuk kalon!
Politikë

Thirrjet e ndërkombëtarëve për Asociacionin, deputeti i Vetëvendosjes e thekson sot: Zajednica nuk kalon!

Kosova News
Kosova News 10:01 -30/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kohën e fundit faktori ndërkombëtar është duke rritur trysninë mbi Kosovën për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Qeveria e Kosovës vazhdon të kundërshtoj një krijim të tillë që bie ndesh me Kushteturën e vendit.

Kjo temë është aktualizuar edhe sot pasi në një tekst autorial nga Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, i publikuar në mediat kosovare, kanë bërë thirrje përsëri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Chollet dhe Escobar mes tjerash kanë thënë gjithashtu se ndër qëllimet më të rëndësishme të Amerikës në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmojnë në krijimin e kushteve “për marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Ndërkohë që Qeveria po kundërshton, faktori ndërkombëtar po planifikon takime me subjektet politike nga opozita dhe shoqëria civile për këtë çështje.

E sot ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili prerë ka thënë se pavarësisht gjithë këtyre zhvillimeve, Zajednica nuk kalon.

“Nuk e di çka Vuqiqi e Brnabiqi i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon!”, ka thënë prerë e shkurt Abrashi.

Kujtojmë se marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është nënshkruar 10 vjet më parë. Por, ajo nuk është zbatuar asnjëherë. Atë e nënshkruan krerët e Qeverisë që udhëhiqej nga LDK dhe PDK.

Chollet dhe Escobar: Është koha të themelohet Asociacioni

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit Kosova B

AAK sot çon në Kushtetuese vendimet e marra gjatë seancës konstituive

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet

Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”

Kosova News 30/01/2023 30/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Theren me thikë tre persona në Podujevë, arrestohet një i dyshuar
10:19 -12/05/2025
Rasti Mati, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 2 milionë euro pasuri
09:45 -12/05/2025
Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit Kosova B
09:27 -12/05/2025
Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS
08:49 -12/05/2025
AAK sot çon në Kushtetuese vendimet e marra gjatë seancës konstituive
08:46 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?