KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Thaçi i drejtohet Speciales, shprehu keqardhje për viktimat – pjesë nga fjalimi
Siguri

Thaçi i drejtohet Speciales, shprehu keqardhje për viktimat – pjesë nga fjalimi

Kosova News
Kosova News 13:40 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu keqardhje për të gjitha viktimat gjatë konfliktit më 1998-99.

Ai iu drejtua Dhomave të Specializuara në Hagë në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, apo politike”, tha Thaçi.

Thaçi hodhi të gjitha akuzat që ia ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Por, jam gati të përballen me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen time, popullin tim”, tha Thaçi.

Thaçi tha se ky gjykim ka hequr “renë e zezë” mbi Kosovën, sa i përket pretendimeve të ish-senatorit amerikan, Dick Marty, për trafikim organesh nga UÇK-ja.

“Bota tani e di sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe rreja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ja ka vlejtur”, tha Thaçi.

Ai tha se ky gjykim është “rrugëtim drejt të vërtetës dhe drejtësisë”.

Sipas Thaçit, viktimat nuk marrin drejtësi përmes përndjekjes të të “pafajshmëve”.

“Padrejtësia nuk ndreqet me një padrejtësi tjetër”, tha Thaçi.

Ai foli edhe për synimin e luftës së zhvilluar më 1998-99.

“Si rezistenca paqësore ashtu edhe ajo e armatosur kishin të njëjtin synim: lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovë”.

“Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, lufta iu imponua” atyre, theksoi Thaçi.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së po ashtu foli për kundërshtimet politike që ka mundur t’i ketë me bashkëluftëtarët e tij pas luftës.

“Emocionet, motivet apo mllefet politike të secilit aker politik nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Kjo vlen edhe për disa botime apo opinione të pasluftës të ekzagjëruara apo të përshtatura të akterëve të ndryshëm të luftës. Si në çdo shoqëri demokratike, Edhe te ne, jo çdo bashkëluftëtar i luftës ka qenë edhe bashkudhëtar apo bashkëmendimtar i proceseve politike të pasluftës.Në raste jo të pakta, ambicia, interesat politike e egoja personale tejkaloi të vërtetën dhe realitetin për rrëfimin e UÇK-së dhe vet historisë së Kosovës”, theksoi Thaçi.

Thaçi tha se i vjen keq që disa dëshmitarë potencialë, që kanë vdekur, sikurse ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ish-veprimtari politik, Adem Demaçi, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, Robin Cook e të tjerë, nuk do të mund të dëshmojnë në gjykimin ndaj tij.

“Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe shumë të rëndësishme në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha Thaçi.

Për të parë gjykimin klikoni në linkun më poshtë:

https://streaming.scp-ks.org/sq/index.html?fbclid=IwAR0OJtCH7j91WrPFJALqfl9fUbeMUWcpfGonA5noaoa32jTttNmHHHmDJNE

Mbrojtja e Thaçit flet për rolin e Demaçit, kërcënimet e Remit dhe ikjen e anëtarëve të Shtabit nga Kosova gjatë ofensivës më 1999
Thaçi: Më vjen keq që në këtë proces s’mund të dëshmojnë Rugova dhe Demaçi

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Kosova News 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?