Nuk ka kaluar mocioni i kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshim të rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit.
Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar që të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës raportimi i ministres së Ekonomisë për çështjen e arrestimit të kryeshefit të KEK-ut.
“Për çfarë ndërhyrje bëhet fjalë, sa tenderë një burimorë janë dhënë, sa është vlera monetare e këtyre abuzimeve qe kanë ndodhur”, ka pyetur ai, duke kërkuar përgjigje në seancën të cilën ai ka propozuar që të mbahet.
Deputetët e pushtetit janë shprehur kundër këtij mocioni, përveç deputetit të LVV-së, Eman Rrahmanit i cili ka votuar pro.
Mocioni nuk ka kaluar pasi 45 deputetë kanë votuar kundër dhe 32 kundër.
Të mërkurën është arrestuar drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, pas bastisjeve që janë bërë në zyrën e tij dhe në dy banesat e tij.
Krasniqi sipas Prokurorisë, është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.