Protesta nga serbët në Zveçan po vazhdon edhe më tej.
Reporteri i KosovaNews njofton për një situatë të tensionuar në Zveçan, ku grupe të serbëve – mes tyre disa edhe me maska e kapele , po vazhdojnë të qëndrojnë të tubuar para ndërtesës së komunës.
Madje ata kanë sulmuar sërish ekipet e gazetarëve. Kësaj radhe cak i sulmit ka qenë vetura e televizionit shqiptar, Top-Channel.
Veturës së mediumit nga Shqipëria, “TopChannel”, i është hequr targa dhe janë shkruar “C” serbe nga persona të maskuar.
Ndërkohë protestuesit serbë në Zveçan kanë tentuar dhe po bëjnë përpjekje të kalojnë kordonin e vendosur nga KFOR-i. Aty shihen edhe liderë të Listës Serbe.
Më poshtë mund të shihni foto nga protesta në Zveçan.









