KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkon në mbi 8300 numri i të vdekurve në Turqi e Siri, ekipet e shpëtimit në garë me kohën
Botë

Shkon në mbi 8300 numri i të vdekurve në Turqi e Siri, ekipet e shpëtimit në garë me kohën

Kosova News
Kosova News 08:08 -08/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka shkuar në mbi 8300 numri i viktimave në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmeteve të fuqishëm me magnitudë 7.8 dhe 7.5 Rihter që goditën zonën kufitare mes dy vendeve mëngjesin e së hënës.

Të plagosurit janë me mijëra ndërkohë që bilanci pritet të rritet edhe më tej pasi shumë njerëz janë ende nën rrënoja.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë në garë me kohën për gjetjen e të mbijetuarve, të cilët tashmë kanë më shumë se 48 orë nën rrënoja dhe shanset për t’i nxjerrë gjallë bëhen gjithnjë e më të pakta për shkak dhe të temperaturave të ulëta.

E gjithë bota është angazhuar për ndihmë, ndërkohë që ekipe kërkimi kanë mbërritur edhe nga Meksika.

Në solidarizim të viktimave të këtyre tërmeteve shkatërrimtar të gjithë flamujt e vendeve të NATO në selinë në Bruksel janë ulur në gjysmështizë, teksa edhe Kosova e ka shpallur ditën e sotme zi kombëtare.

Në një bilanc paraprak, organizata UNICEF vlerëson se vetëm në Siri kanë nevojë për ndihmë 7 milionë fëmijë, ndërkohë që ka dhjetëra shkolla dhe spitale të shkatërruara.

Gjithashtu lexoni:

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër

Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë

Kosova News 08/02/2023 08/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një person
10:05 -27/07/2026
Ministri francez në Kosovë, MPJD njofton për marrëveshjet që do të nënshkruhen
09:40 -27/07/2026
IHMK: Sot mot me vranësira, mundësi për reshje shiu
09:12 -27/07/2026
Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc
08:53 -27/07/2026
Konjufca pret në takim ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad
08:49 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?