Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se me tri marrëveshjet që do të nënshkruhen sot, do të bëhen tri hapa të mëdhenj e lehtësojnë jetët e qytetarëve.
Marrëveshjet do të jenë për njohjen e ndërsjellë të letërnjoftimeve, diplomave e kualifikimit profesional.
Scholz po ashtu ka folur për dialogun Kosovë – Serbi.
Ai tha se procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi duhet të përshpejtohet
“Koha është të tejkalojmë konfliktet rajonale, që ju mbajnë të përçarë gjatë. Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet, posaçërisht që të prodhojë rezultate. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor mund të llogarisin te Gjermania e të llogarisin në Procesin e Berlinit”, ka thënë Scholz.
Procesi i Samitit të Berlinit është ndër organizimet e rëndësishme të Bashkimit Evropian, ku Kosova paraqitet si shtet i barbarët sikur gjithë të tjerët./KosovaNews/