Pas sukseseve të treguara gjatë operacionit të kërkim shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK u kthye mbrëmë në Kosovë, duke përmbyllur me sukses edhe një mision fisnik në shpëtimin e jetëve nga tragjedia në Turqi.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu sot i ka dekoruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi.
“Sot po dekorojmë kontigjentin e FSK-së për punën e jashtëzakonshme. Të dashur ushtarë, veprimet e juaja heroike janë burim frymëzimi për të gjithë ne. Puna juaj pasqyron vlerat tona humane dhe u jemi përherë mirënjohës për punën tuaj. Nderuat Ushtrinë dhe Shtetin tonë”, u shpreh Osmani.
Ajo tha se Kosova qëndron në krah të Turqisë në këto ditë të rënda, ndërsa ka shprehur ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre.