Drejtori i ashtuquajtures, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk është lejuar të martën të futet në Kosovë, kanë bërë të ditur mediat serbe.
Sipas mediave serbe, ai ia kishte mësyrë fshatit Kufcë e Epërme në Gjilan, ku ishte planifikuar hapja e sheshit të fshatit.
Dhe emri i këtij sheshi, sipas mediave lokale është “Sheshi qendror komunal Serbia”, i financuar nga Zyra që udhëheq Petkoviq.
Në ceremoni, kanë marrë pjesë zyrtarë të strukturave paralele serbe në Kosovë si dhe kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.