KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfaqësuesit e Sllovenisë dhe Norvegjisë ofrojnë mbështetje për procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm në Ohër
Politikë

Përfaqësuesit e Sllovenisë dhe Norvegjisë ofrojnë mbështetje për procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm në Ohër

Kosova News
Kosova News 18:13 -14/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim përfaqësuesit e posaçëm të Norvegjisë dhe Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Bjørnstad dhe Anžej Frangeš, të shoqëruar nga ambasadorët përkatës në Kosovë, Jens Grøndahl dhe Minca Benedejčič.

Duke i uruar mirëseardhje, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për kontributin e Norvegjisë dhe Sllovenisë në avancimin e shtetit të Kosovës. Ai çmoi angazhimin dhe kontributin e këtyre dy vendeve mike të Kosovës dhe të dërguarve të tyre në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Bashkëpunimi i ndërsjellët, integrimi evropian i Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor si dhe sfidat e përbashkëta të kontinentit evropian ishin çështje të bashkëbisedimit.

Bëhet e ditur se në takim u diskutua edhe për raportet me Serbinë, për takimin e radhës të 18 marsit në Ohër, ku do të diskutohet plani i zbatimit të propozimit të BE-së për marrëveshje bazë, si dhe për pritjet nga ai takim.  

Emisarët Arne Bjørnstad dhe Anžej Frangeš ofruan mbështetjen e tyre dhe të vendeve që përfaqësojnë për procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm në Ohër. Ata theksuan rëndësinë e këtij takimi si mundësi unike për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve drejt normalizimit të plotë të raporteve dhe kontributin që ka për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ata po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë zyrtare gjatë së cilës do të takojnë edhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe politikë përfshirë opozitën.

Bislimi takon përfaqësuesit e Misionit të FMN-së, të gatshëm për të ndihmuar me asistencë të mëtejme teknike

Gjithashtu lexoni:

Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës

Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Rasti i vdekjes në Lipjan, mbahet seanca dëgjimore ndaj policëve

Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

Hekuran Murati: Përparim, gënjeve që Qeveria të ka bllokuar buxhetin, të demantova me fakte dhe argumente

Kosova News 14/03/2023 14/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës
08:36 -09/07/2025
Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -09/07/2025
Rasti i vdekjes në Lipjan, mbahet seanca dëgjimore ndaj policëve
08:32 -09/07/2025
Drita e nis me fitore Ligën e Kampionëve
23:03 -08/07/2025
Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese
22:59 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?